E ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.

universe-backgrounds-11
“Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshpërohen.”

Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin dhe mbretërimin e Tij të gjërë, si dhe për faktin se Ai është i vetëm në administrimin, rregullimin e çështjeve dhe përkujdesjen për botën, në çdo moment. Githashtu, Ai na tregon se edhe në ditën e Kijametit, Ai është i Plotfuqishmi. Ai do të mbledhe krijesat dhe të gjithë do të qëndrojnë para Krijuesit të tyre.
Atë ditë, mubtilun-ët do të dëshpërohen kur të shohin ndëshkimin që i pret. Këta janë ata që polemizojnë për të hedhur poshtë të vërtetën, pa patur asnjë argument të drejtë. Veprat e mira të këtyre janë të pavlefshme dhe jo të shpërblyeshme, prandaj Ditën e Gjykimit ato do të asgjësohen, sepse janë të ndrtuar mbi të kotën. Atë ditë do të dale në paj e vërteta. Ndërda e kota, të cilën ata e lënë në dëshpërimin e humbjes së mirësive të Zotit dhe në ndëshkimin e rëndë për refuzimin e të vërtetës.

SURJA EL XHATHIJEH, AJETI 27

Marrë nga Tefsiri i Abbdurrahman ibn Nasir El sa’dij

Postimi i radhës

Morali i mire me pak fjale !

Thote i madheruari” Pranoje atë që të falin, urdhëro për mirësi dhe rri larg të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *