Fenomenet shkencore të Kuranit: Forma qarkore e Tokës.

resolution-wallpaper-high-earth-earthscreen-picture-wallpapers-array-wallwuzz-hd-wallpaper-2413

“Ai krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën mbështjell (vendi të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi. (Kurani i Shenjtë: Sureja 39, Ajeti 5)

Në Kur’an, fjalët e përdorura për përshkrimin e gjithësisë janë mjaft të shquara. Fjala Arabe që përkthehet si “mbështjell” në ajetin e mësipërm është “takwir”. Në Shqip dmth “për të vënë një gjë mbi një tjetër, mbështjellur si petk.

Për shembull, në fjalorët Shqip kjo fjalë përdoret për veprimin e mbështjelljes së një gjëje rreth një tjetre, në mënyrën e njëjtë sikurse turbani. Informacioni I dhënë në këtë ajet për ditën dhe natën që mbështjellin njëri-tjetrin përfshin informacion të saktë për formën e tokës.

Kjo mund të jetë e vërtetë vetëm nëse Toka është e rrumbullakët. Kjo dmth se Kur’ani, I cili është shpallur në shekullin e 7-të, la të kuptohet në formën qarkore të tokës.

Megjithatë, nuk duhet harruar se njohuritë astronomike të asaj kohe e perceptonin tokën më ndryshe. Atëherë mendohej se toka ishte e sheshtë dhe të gjitha llogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim.

Mirëpo, Kur’ani I Madhërishëm përdori fjalët më përkufizuese kur flitej për përshkrimin e gjithësisë. Këto fakte, të cilat ne mund t’I kuptojmë drejt tek në shekullin tonë, kanë qenë në Kur’an për një kohë mjaft të gjatë.

Postimi i radhës

Fizikanti anglez Stephen Hawking braktis ateizmin

Fizikanti dhe kozmologu anglez, Stephen Hawking, pas një qëndrimi shumëvjeccar ateist ka ndryshuar mendjen. Ai …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *