Në Kur’an, i cili u shpall 14 shekuj me parë, në kohën kur shkenca e astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i universit përshkruhet në këtë mënyrë :
”Ne me forcën tonë e ngritem qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë”. (Edh-Dharijat 47).
Fjala ”qiell” e përmendur në këtë ajet është përdorur në vende të ndryshme në Kur’an në kuptimin e hapesirës së universit. Edhe këtu, kjo fjalë është përdorur me këtë kuptim.Me fjalë të tjera, në Kur’an është shpallur se universi ”zgjerohet”. Pikërisht, ky është përfundimi i arritur sot prej shkencës. Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se ”universi ruan një gjendej konstante dhe ka egzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rezultatet e marrra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi në të vërtetë ka një fillim, argument për këtë është fakti se ai zhvillohet vazhdimisht.
Në fillimet e shekullit XX, fizikanti rus Alexander Friedmann dhe kozmologu belg Georges Lemaitre llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjerohet. Ky fakt u vërtetua gjithashtu prej të dhënave të vëzhguara më 1929. Astronauti amerikan Edwin Hubble, ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku cdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej cdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim. Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e siper. Përsëri del në pah saktësia e habitshme e ajetit kuranor, i cili përdor nje folje të kohës së tashme për të përshkruar vazhdimësine e këtij zgjerimi. Ky argument është sqaruar në Kur’an në një kohë kur askush nuk kishte as idenë më të vogël rreth këtyre fakteve. Shkencetarët e krahasojnë zgjerimin e universit me sipërfaqen e një tullumbaceje ne fryrje e sipër.