Në këtë sukses, rolin kryesor e luajtën mjetet matëse kompjuterike, të prodhuara posaçërisht për këtë eskperiment. Matjet u bënë në sajë të ndryshimit të potencialit elektrik të muskujve, përçmimit elektrik të lëkurës, shpejtësisë së rrahjes së zemrës dhe ndryshimit të nxehtësisë së lëkurës.
Të gjitha këto ndryshime ndikuan në organet e tjera të trupit dhe në funksionet e tyre, duke bërë të mundur të përcaktohej kështu edhe ndikimi mbi sistemin nervor autonom. Ky sistem gjithashtu tregoi ndikimin e Kur’anit edhe në vënien në lëvizje të sistemit imunitar, duke bërë të mundur parandalimin e kancerit dhe të shumë sëmundjeve tjera. Përfundimet e pjesës së parë të eksperimentit u paraqitën në “Kongresin e 17-të të Mjekësisë Islame”, në Misuri të Amerikës Veriore, ku rezultatet u pranuan me entuziazëm.
Kështu doli në pah, krahas burimit kurues shpirtëror, edhe forca shëruese, në drejtimin material dhe fizik e Kur’anit.
Mjetet që u përdorën në këtë eksperiment janë:
Kompjuteri MEDAC 2000 SYSTEM. Ky mjet realizonte matjet e ndryshimeve në trupin e njeriut, i prodhuar nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Bostonit.
Me anë të këtij mjeti vëzhgoheshin drejtpërdrejt matjet fiziologjike të ndikimeve të dëgjimit të Kur’anit mbi trupin e njeriut. MEDAC 2000 SYSTEM, punonte duke qenë i lidhur në disa sisteme tjera të cilat ishin:
Kompjuteri APPLE II, i pajisur me dy disqe regjistruese, videotransmetues dhe printer.
ELEKTROMYOGRAPHY (E.M.G.), që mat përçimin e aktivitetit nervor të muskujve dhe të lëkurës. Matjet përcaktoheshin nëpërmjet elektrodave të vendosura mbi lëkurë. Ky mjet përdoret gjithashtu për matjet e ngritjes së tensionit të gjakut dhe të ndryshimeve të larta elektrike.
ELECTRODERMAL Response, mat shpejtësinë e frymëmarrjes dhe kohën e rrahjeve të zemrës. Ky mjet gjithashtu mat ndjeshmërinë e lëkurës, duke qenë tepër preciz, arrin të kapë edhe “micro-siemens” në madhësinë 0.007. Elektrodat matëse të këtij mjeti ishin në madhësinë e majavetë gishtërinjëve.
Photo-Electric Plethysm Graphy. Ky aparat maste vazhdimisht shtypjen e gjakut dhe nxehtësinë e lëkurës. Ky mjet, i pajisur me tufa dritash dhe me sisteme kohore, mund të tregonte çdo ndryshim, sado të vogël, në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës dhe në shpejtësinë e lëvizjes së gjakut.
Këta makina, duke mos i lënë vend rastësisë, nxirrnin çdo herë të njëjtin rezultat të ndikimit të Kur’anit tek të eksperimentuarit, dhe, ndaj dëgjimit të fjalës Allah, u vu re se rritja e qarkullimit të gjakut, e rrahjeve të zemrës dhe nxehtësia e lëkurës u normalizuan.
Vlen për t’u përmendur se, dëgjuesit në asnjë mënyrë nuk dinin gjë rreth asaj që dëgjonin. Megjithatë, kur dëgjonin fjalën Allah, ndikimet ishin të menjëhershme, ndryshe prej pjesëve të tjera. Dhe kjo gjendje vërteton në mënyrë të përpiktë ajetin kuranor:
“Ne ua dërguam KUR’AN-in njerëzve, për mëshirë dhe shërim”
Metodat që u përdorën:
Eksperimenti u realizua mbi persona të moshave të ndryshme, nga 17-40 vjeç, meshkuj dhe femra. Të gjithë këta ishin jomuslimanë, dhe persona që nuk dinin arabisht. Pjesa e parë e studimit zgjati 42 seanca, dhe në çdo seancë u zhvilluan pesë eksperimente, d.m.th., numri i të eksperimentuarve ishte 210. Në 85 raste të eksperimentuarit dëgjuan Kur’anin dhe pjesë tjera, që, nga zëri, toni dhe përbërja e fjalëve, i ngjanin Kur’anit. Këto pjesë u ndërruan pa rregull, d.m.th., përmbajtja e materialeve u mbajt e fshehtë.
Dyzetë prej të eksperimentuarve, nuk iu dha asgjë për të dëgjuar dhe, duke qenë në të njëjtat kushte, iu bënë edhe atyre po ato matje, në lidhje me organizmin e tyre. Por, megjithëse ishin në kushte komode, nuk u pa ndonjë qetësim psikologjik.
Kur iu dhanë atyre të dëgjonin Kur’anin, në organizmin e të eksperimentuarve ndodhi mrekullia e rënieve të streseve. Pas këtij studimi, pritet të bëhen edhe eksperimente të tjera si ky, në lidhje me shërimin e kancerit dhe të shumë sëmundjeve të tjera me anë të Kur’anit.
Eksperimenti i mësipërm, që doli me sukses, në lidhje me zhdukjen e stresit, shënon një zbulim të rëndësishëm në mjekësi, sepse stresi ishte diçka që ende nuk i ishte gjetur metoda e kurimit.
Stresi gjithashtu është shkaktar për shumë sëmundje të tjera si: tensioni arterial, koliti, ulçera, dhimbjet e kokës, sëmundjet e zemrës etj.
Pra, ata që i janë kthyer Kur’anit, kanë fituar jo vetëm lumturinë e përjetshme, por edhe atë të kësaj bote.