Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu kur krijoi Xhenetin dhe Zjarrin (Xhehenemin), e dërgoi Xhibrilin në Xhenet duke i thënë: “Shko dhe shih se ç’kam përgatitur për banorët e tij”.”Atëherë Xhibrili shkoi në Xhenet dhe pa çfarë kishte përgatitur Allahu për banorët e tij. Kur engjëlli u kthye te Allahu tha: “Pasha Madhërinë “tënde, askush nuk dëgjon për të veçse (mundohet të) hyjë brenda!” Atëherë Allahu urdhëroi që Xheneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit: “Kthehu dhe shikoje përsëri!” Meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te Allahu tha: “Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!” Atëherë Allahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha: “Shko te zjarri dhe shih se ç’kam përgatitur për banorët e tij!” Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa “se si ishte ndërtuar në shtresa një mbi një. U kthye te Allahu dhe tha: “Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dëgjojë për të, nuk do të dëshironte të hyjë në të!” Atëherë Allahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit: “Kthehu në të!” ai u kthye dhe tha: “Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t’i shpëtojë hyrjes në të”.
(Ebu Davudi nr.4744, Tirmidhiu nr.2560, Nesaiu nr. 3763-sahih)