DISA VEPRA TË CILAT SHPËRBLEHEN SIKUR HAXHI

Femijet-Qabeja-605x370

1) Qёndrimi nё xhami pёr Pёrmendje tё Allahut pas namazit tё sabahut dhe namazi i dy rekateve pas ngritjes se diellit (pak pas lindjes);

Transmetohet nga Enes ibn Malik r.a se i Dёrguari a.s ka thёnё:“ Kush e falё sabahun me xhemat pastaj qёndron duke i bёrё dhikr (Pёrmendje) Allahut derisa tё linde dielli e pastaj i falё dy rekate namaz (vullnetar) ёshtё pёr tё sikur shpёrblimi i njё haxhi dhe umre tё plotё, tё plotё, tё plotё“.

2) Prezantimi i mexhliseve (tubimeve) tё dijёs nё xhami;

Transmetohet nga ebu Umameh r.a se i Dёrguari a.s ka thёnё: ” Kush del pёr nё xhami dhe nuk dёshiron asgjё tjetёr pёrveqse qё tё mёsoj dicka tё hajrit apo t`ua mёsoj tё tjerёve, ёshtё sikur shpёrblimi i njё haxh-xhi tё plotё”.

3) Kryerja e namazeve obligative nё xhami;

Transmetohet nga Ebu Umameh r.a se i Dёrguari a.s ka thёnё: “Kush shkon pёr namaz obligativ me xhemat ёshtё sikur njё haxh-xh e kush shkon pёr namaznafile (vullnetar) ёshtё sikur njё umre vullnetare”.

4) Umre nё Ramazan;

Transmetohet nga Ibn Abbasi r.a se i Dёrguari sal-Allahu alejhi we sel-lem ka thёnё:“ Njё umre ne Ramazan ёshtё sikur njё haxh ose haxh me mua“. (Muttefekun alejhi)

5) Mirёsia ndaj prindёrve;

Transmetohet nga Enesi r.a: “Erdhi njё burrё tek i Dёrguari sal-Allahu alejhi we sel-lem dhe i tha“ :“ Une me tё vёrtetё dёshiroj tё shkoj nё xhihad (pёr tё luftuar nё rrugё tё Allahut) mirёpo nuk kam mundёsi pёr kёtё!“ I Dёrguari sal-Allahu alejhi we sel-lem i tha: “A ka mbetё dikush prej prindёrve tё tu?“ Tha:” Nёna!” Pastaj i tha Pejgamberi sal-Allahu alejhi we sel-lem: ”Kije frikё Allahun nё sjelljen ndaj saj  e nёse vepron kёshtu ti do tё jesh haxhi (Pelegrinazh), umrexhi po edhe luftёtarё nё rrugёn e Allahut.

Postimi i radhës

SI T’IA BËSH TË DASHUR NAMAZIN FËMIJËS TËND ?

1 – Ji shembull i mirë për fëmijët e tu! Prindërit duhet të jenë shembulli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *