Pse gomerët shohin djajtë, ndërsa gjelat shohin engjëjt ?!

Processed by: Helicon Filter;
Profeti Muhamed (a.s) ka thënë :

Nëse dëgjon një gjel duke kënduar atëherë lute Zotin për begatitë e tij. Sepse ato (gjelat e fushës) shohin Engjëjt. Ndërsa kur dëgjoni një gomar duke pëllitur atëherë kërkoni mbrojtje nga Allahu i Madhëruar sepse ato (gomarët) shohin djajtë.

T’a dëgjosh këtë thënie profetike, ka prej njerëze që thonë: Besojme vetëm në atë që shohim, të tillët do t`a quanin bestytni një thënie të tillë. Mirëpo shkenca vërteton se këto fjalë janë të një standarti tepër të lartë për tu përfillur prej saj. Në fakt kemi të bëjmë me një mrekulli shkencore.

Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.
Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo tek gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.

Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt.

Shtrohet pyetja : Si kanë mundësi që gomarët të shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?
Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej Xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe

Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa Engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.

Fakt tjetër është edhe Përmendja e Allahut (xh.sh) e cila ul zemërimin tek njeriu. Nëse llogarisim që zemërimi është një nxehtësi jo normale e sistemit nervor të njeriut (Pse jo i ndikuar edhe nga djalli). Të përmendësh Allahun (xh.sh) sistemi nervor fillon të ftohet dhe të bjerë në nivelet normale. Kjo vërteton njëkohësisht faktin që djajtë largohen nga përmendja e Allahut (xh.sh).
E kush tjetër veç Allahut (xh.sh) e ka mësuar Profetin Muhamed (a.s) për aftësitë e këtyre dy krijesave të tjera dhe diferencat që kanë në nivelin e shikueshmërisë së rrezatimeve të ndryshme ?

Postimi i radhës

Sexhdeja ndaj Zotit e mbron njeriun nga Kanceri

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *