Ka ardhur përmendja e sorrës në Kuran në kaptinën El-Maideh, ku Allahu xh,sh thotë:’’Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të te mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve’’. Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!” Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve. Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem). All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.’’5: 27-31.
Këto vargje vërtetojnë:
Se vrasja e parë në sojin e njerëzve ka ndodhur në mes të bijve të Ademit a,s, kur Kabili e kishte mbytur Habilin dhe si shkaktarë për këtë ishte djalli i mallkuar, xhelozia e tij ndaj Ademit, urrejtja e tij ndaj Ademit dhe sojit të tij (Allahu na ruajt nga ligësitë e tij). Ndërsa Allahu xh,sh kishte dërguar një sorrë për ti mësuar pasardhësit e Ademit se si të i varrosin të vdekurit e tyre ! Pra, roli i sorrës në këtë ndodhi ishte të i mësojë pasardhësit e Ademit se si të i varrosnin të vdekurit e tyre ! Por përse vallë Allahu xh,sh e përzgjodhi sorrën që të ishte mësuesi i parë i njerëzimit ? Përse u bë përzgjedhja e tij nga të gjitha krijesat tjera ?
Studime shkencore kanë vërtetuar se sorra është shpendi më i mençur dhe më dinaku ndër të gjitha krijesat e tjera ! Këto studime po ashtu shpjegojnë se sorrat posedojnë dy gjysmat e trurit më të madh në proporcion me trupin e tyre në krahasim me të gjitha shpendët e njohur deri më sot.
Në mesin e informatave, që sjellë studimi i cili është marrë me sjelljen dhe gjykimet që bëhen në botën e shpezëve, është edhe ajo se si ndodhë gjykimi në mesin e sorrave nëse ndodhë që ndonjë prej individëve të saj të dal jashtë rregullave të drejta dhe të natyrshme që Allahu xh,sh i ka përcaktuar për këtë lloj krijese.
Tek sorrat çdo veprim i jashtë ligjshëm e ka edhe dënimin e vetë, të përcaktuar paraprakisht nga Allahu xh,sh përkitazi me natyrshmërinë e tyre, për shembull:
– Nëse një sorrë ia merr ushqimin të vegjëlve të sorrave të tjera atëherë si dënim për këtë pason sulmi i sorrave ndaj kësaj sorre dhe shkulja e puplave të saj derisa të ia pamundësojnë fluturimin duke e bërë të njëjtë me të vegjlit të cilët nuk kanë mundësi të fluturojnë.
– Nëse një sorrë ia okupon dhunshëm apo ia prish folenë ndonjë sorre tjetër atëherë dënimi i kësaj vepre është të detyruarit e sorrës me rindërtimin e folesë për sorrën e dëmtuar.
– Nëse ndodhë ndonjë veprim i dhunshëm ndaj gjinisë femërore atëherë sorra e cila e ka kryer këtë veprim dënohet me vdekje duke u goditur me sqepa nga një grumbull tjetër i sorrave derisa të vdes.
Seancat gjyqësore në mesin e sorrave zakonisht ndodhin në fusha bujqësore apo në hapësira të mëdha ku marrin pjesë një numër i madh i tyre dhe në një kohë të caktuar vjen edhe trupi gjykues, ndërsa i akuzuari nga radhët e tyre sillet i rrethuar nga një numër i madh i sorrave e ndërsa ai vjen me kokë dhe krah të ulur dhe qëndron i heshtur në shenjë pranimi të fajit.
Nëse ka prova të mjaftueshme dhe vije deri tek dënimi me vdekje atëherë një grup i caktuar i sorrave fillojnë ta godasin me sqepat e tyre të akuzuarin deri në vdekje e kur ai të vdes atëherë njëri prej tyre e bartë me thonjtë e tij dhe e largon prej aty. Pas largimit të viktimës bëhet edhe hapja e varrit nga vetë bartësi dhe në këtë varrë hidhet viktima. Pastaj bëhet edhe mbulimi i tij me dhe në shenjë respekti për të vdekurin. Kështu pra sorrat bëjnë zbatimin e drejtësisë së Perëndisë në tokë më mirë ndoshta edhe se vetë soji i njerëzimit.
Ndërsa po ashtu është vërtetuar nga shkencëtarët që merren me studimin e botës së shpezëve dhe sjelljet e tyre se sorra është i vetmi prej llojit të shpendëve që merret me varrimin e të vdekurit të tyre.
Ky është një prej argumenteve shkencore të përmendjes së kafshëve në Kuran. I lartësuar është Allahu xh.sh i cili me urtësinë e Tij të plotë krijoj çdo gjë në mënyrën më të përsosur.