Deshmia e nje burri eshte ekuivalente me deshmine e dy grave

mutava-image

Prof. Xhasim El-Mutava: ”Kameramani ynë doli në rrugë dhe pyeti disa kalimtarë: ”Përse mendoni se dëshmia e një burri është ekuivalente me dëshminë e dy grave?” Disa nga të intervistuarit përgjigjeshin: ”Me qëllim që njëra t’ia kujtojë tjetrës detajet e ndodhisë në rast harrese”. Disa të tjerë përgjigjeshin se gruaja mendon më shumë me ndjenja dhe jo me mendje”. Ne donim të dinim komentin tuaj dhe një përgjigje më të plotë rreth këtij fakti”.

Abdul Mexhid Zendani: ”Shkencëtarët dhe studiuesit, kanë arritur t’a fotografojnë trurin e njeriut në çastet më kulminante të aktivitetit të tij. Një foto e tillë është botuar në revistën Time në SH.B.A, me datë 31 gusht të vitit 1995. Në fotot e marra nga truri i gruas dhe i burrit duket, që kur një grua flet, vihen në funksion të kësaj dy qendra të trurit. Ndërkohë që tek burri vihet në funksion vetëm një qendër. Ky fakt, na sqaron shkakun përse gruaja zakonisht flet më shumë se burri.
Fotot, gjithashtu tregojnë, se kur flet burri, qendra e kujtesës vazhdon të jetë aktive, ndërkohë që tek gruaja vihet në funksion vetëm një pjesë e kujtesës së saj dhe jo e gjitha. Kjo bën që disa informacione që ndodhen në memorien e saj të harrohen ose të shpërfillen. Kështu, zgjidhja më e mirë është që në vend të një burri, në gjykatë kërkohen dy gra, njëra flet dhe tjetra dëgjon.
Ky është komenti i ajetit të Kuranit: ”Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra”. (Bekare: 282)
Prof. Xhasim El-Mutava: ”Dijetarët dhe juristët muslimanë theksojnë, se dëshmia e dy grave nuk është në të gjithë çështjet gjyqsore”.
Abdul Mexhid Zendani: ”Po. Dëshmia e dy grave, kërkohet vetëm në çështje që kanë të bëjnë me natyrën e gruas, si menstruacionet, shtatzania etj…

Postimi i radhës

Sexhdeja ndaj Zotit e mbron njeriun nga Kanceri

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *