MOS THUAJ NUK KAM KOHE

tomtom-multi-sport-gps-in-hand

Gjej kohe te shkosh te takosh gjysherit qe mezi presin te te perqafojne.
Beje sot se neser ndoshta ato nuk do te jene me.

Gjej kohe te mendosh per veten tende.
Beje sot se ndoshta neser do te duhet te mendosh per dike tjeter.

Gjej kohe te luash si te ishe nje femije.
Beje sot sepse neser mund te jesh ti lodra e femijeve te tu.

Gjej kohe te duash te tjeret.
Beje sot sepse neser dikush do te jete lodhur nga mos dashuria jote dhe mund te largohet.

Gjej kohe te lexosh sa me shume faqe te nje libri.
Beje sot sepse neser do te jesh e zene me pune dhe nuk do te mundesh as te hapesh nje liber.

Gjej kohe te mesosh cdo gje te re qe te ofrohet.
Beje sot sepse neser do te nevojiten dhe nuk do ti dish ti besh.

Gjej kohe te buzeqeshesh sa me shume te jete e mundur.
Beje sot sepse neser nuk do te mundesh te gjesh nje arsye per ta bere.

Gjej kohe te tregosh se je mik, vajze, djale, moter, vella shembullor.
Beje sot sepse neser ndoshta do te duhet te besh role te tjera dhe nuk do mundesh ti perballosh.

Gjej kohe te jesh i/e lumtur.
Beje sot sepse neser ndoshta lumturise mund t’ia zere vendin nje trishtim i lehte.

Gjej kohe te besh gjerat e duhura dhe ato qe do ti.
Mos thuaj nuk kam kohe se genjen.

Postimi i radhës

SI T’IA BËSH TË DASHUR NAMAZIN FËMIJËS TËND ?

1 – Ji shembull i mirë për fëmijët e tu! Prindërit duhet të jenë shembulli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *