DIJETARI DHE DJALOSHI

 

Teaching-to-Muslim-Child-520x245

Nje djalë i ri shkoi tek një dijetar dhe i tha se :”Nuk falem derisa t`i përgjigjesh tre pyetjeve të mia”.Dijetari i tha:”Cilat janë pyetjet e tua?
Djali tha:”A mendon se do t`i përgjigjesh pyetjeve , ndërkohë që shumë të tjerë përpara teje nuk i janë përgjigjur dot”.
Dijetari tha:”Mi jep pyetjet dhe me ndihmën e Allahut do ti përgjigjem atyre.
Atëherë djali filloi përmendjen e pyetjeve.
1-A ekziston Allahu? Dhe nëse ekziston më trego pamjen e Tij?
2-Cili është kaderi?
3-Nëse shejtani është i krijuar nga zjarri atëherë qëndrimi i tij në zjarr nuk do t`i bëj dëm?

Sapo djali mbaroi pyetjet, dijetari iu afrua dhe e goditi me një shuplakë të fortë në fytyrë duke i shkaktuar dhimbje.
Djali u zemërua shumë dhe tha:”Përse më godite? A nuk ke mundësi t`i përgjigjesh pyetjeve të mia?”
Dijetari tha:”Jo, shuplaka është përgjigja ime për ty.”
Djali i tha:”Nuk e kuptova përgjigjen tënde?”Atëherë dijetari tha:”Cfarë ndjeve pas shuplakës?”
Dhimbje të forte – tha djali.
Dijetari i tha:”A beson se kjo dhimbje ekziston?”
Natyrisht, unë akoma e ndjej dhimbjen e saj – tha djali.
” Atëherë më trego pamjen e saj?”
Nuk kam mundësi – tha djali.
Dijetari tha:”Kjo është edhe përgjigja ime për pyetjen tënde të parë.

Të gjithë ne e ndjejmë ekzistencën e Allahut me anë të shenjave dhe gjurmëve që tregojnë për Të, por nuk kemi mundësi ta shohim në këtë botë.
Më pas dijetari iu drejtua me pyetje djalit:”A e dije mbrëme se dikush do të godiste sot me shuplakë në fytyrë?”
Djali i tha:” Jo. ”
A të lajmëroi dikush se unë do të godas ty në fytyrë, ose e dije më parë? Përsëri djali i tha jo.
Atëherë dijetari tha :”Ky është edhe kuptimi i kaderit, njeriu nuk e mëson dicka pa ndodhur akoma ajo.
Dijetari vazhdoi dhe pyeti:” Dora me të cilën të godita nga është krijuar?”
Djali tha:” Nga balta.”
Dijetari i tha :” Po fytyra jote?”
Dhe ajo nga balta – tha djali.
Cfarë ndjeve pas goditjes – tha dijetari?
Ndjeva dhimbje – tha djali.
Atëherë dijetari tha :” Kjo është edhe përgjigjja për pyetjen tënde të tretë.Allahu e krijoi Shejtanin nga zjarri dhe gjithashtu e bëri qëndrimin në të denim për Shejtanin.
Pas përgjigjes së këtyre pyetjeve djali i kuptoi gabimet e tij , filloi namazin dhe u bë një musliman i mirë.

Postimi i radhës

SI T’IA BËSH TË DASHUR NAMAZIN FËMIJËS TËND ?

1 – Ji shembull i mirë për fëmijët e tu! Prindërit duhet të jenë shembulli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *