Ishte një burrë i moshuar i cili kishte shumë pasuri. Dëshira e tij ishte që tre bijtë e tij t’i fisnikëroj dhe t’i mësoj se çfarë është kulmi i fisnikërisë, prandaj një ditë i ftoi ata dhe ua shpërndau atyre gjitha pasurinë e tij me përjashtim të një guri të çmuar…
Ai u tha atyre:
“Këtë gur të çmuar do t’ia jap atij i cili do ta bëj një vepër të madhe njerëzore. Shkoni nëpër botë dhe kur mendoni se keni kryer një vepër të tillë, ejani tek unë që ta shpërblej atë. ”
Pas ca kohësh erdhi djali i parë dhe i tha:
“Njeriu, të cilin deri atëherë nuk e kam njohur, ma besoi pasurinë e tij dhe nuk më kërkoi asnjë garanci as vërtetim gjatë pranimit të saj. Unë kam mundur që tërë atë pasuria ta përvetësoj sepse ai nuk kishte asnjë dëshmitarë. Megjithatë, kur kërkoi t’ia kthej pasurinë, unë ia ktheva të gjitha. ”
“Ti nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse atë që duhet ta bëj çdo musliman, që ta kthej atë që i është besuar, ashtu siç na urdhëron Allahu në Kur’an.”
Më vonë u kthye edhe djali i dytë i cili tha:
“Shkova pranë një lumi dhe vërejta një fëmijë duke rënë në ujë. Nëna e fëmijës filloi të bërtas. Unë kërceva në ujë, dhe duke rrezikuar jetën time, e shpëtova dhe ia dorëzova nënës së tij.”
“Ke bërë detyrën tënde njerëzore, të cilën Muhamedi a.s., na ka urdhëruar ta bëjmë”, tha babai.
Në fund tek babai arriti edhe djali i tretë i cili tha:
“Duke ecur bregut të detit, në një shkëmb afër detit flinte armiku im më i madh. Sikur ta shtyja vetëm pak, ai do të binte në det dhe do të mbytej. Përveç kësaj, ekzistonte rreziku që duke qenë në gjumë të lëvizë dhe vet të bie në det. Iu afrova, e zgjova dhe kështu e shpëtova nga rreziku i madh.
“Kjo vepër meriton këtë gur të çmuar”, tha plaku me entuziazëm.
“Vepra jote është me të vërtetë e madhe, sepse ke fal armikun në momentin kur kishe mundësi ta dënoje. Të gjesh fuqinë për të falur është vërtet vepër fisnike.”