Histori rëngjethëse nga një Nënë

tumblr_my3u4438uW1swb2owo1_500

Pas 21 vitesh martesë gjeta një ndriçim të ri të dashurisë në zemrën time Para një kohe fillova të dal me një grua tjetër dhe ky ishte edhe mendimi i gruas sime e cila një ditë më tha: “E di fare mirë sa e do ti atë.” Gruaja e cila dëshiroi gruaja ime të dalë me të dhe të kalojë një kohë me të, ishte nëna ime të cilën e kishte lënë të ve qysh para 19 viteve. Por, angazhimi im me punë, jeta e përditshme me angazhime, po ashtu tre fëmijët dhe përgjegjësi të tjera, më bënë që ta harroj dhe mos ta vizitoj për një kohë të gjatë.

Një ditë prej ditësh i telefonova dhe e thirra për një darkë ajo më pyeti e habitur: “Biri im, a je mirë me shëndet?” sepse ajo nuk ishte e mësuar që t’i telefonoj në këtë kohë dhe mendoj se nuk jam mirë. I thashë: “Unë jam mirë nënë, por dëshiroj që ta kaloj një kohë me ty, nëna ime.” Më tha: “Dëshiron vetëm ne të dy?”. Mendova pak, pastaj i thashë: “Më ka marrë malli shumë të ulemi pak së bashku.” Ditën e enjte, pasi përfundova punën shkova te shtëpia e saj dhe e mora. Isha pak i luhatur, por kur arrita aty e gjeta edhe nënën të mërzitur dhe të brengosur.

Nëna priste para derës së shtëpisë, kishte veshur rroba të bukura, si duket ishte fustani i fundit të cilin ia kishte ble babai im, para së të vdiste. Nëna qeshi ime si një egjëll dhe tha e gëzuar: “Ju kam thënë të gjithve se unë sot do të dalë me birin tim dhe të gjithë ishin të gëzuar dhe po më presin me padurim për lajmet që do t’ua sjell kur të kthehem në shtëpi.” Shkuam në një restorant, jo të thjeshtë, por i mirë dhe i qetë. Nëna ime më kapi për krahu dhe e gëzuar i dukej sikur ajo është zotresha e parë.

Pasi që u ulëm, fillova ta lexoj listën e ushqimeve, sepse ajo nuk mund të lexonte më, përveç me shkronja të medha. Ndërkohë që lexoja listën ajo më shikonte me një buzëqeshje të ëmbël dhe më ndërpreu duke thënë: “Unë të lexoja ty kur ti ishe i vogël”. Atëherë unë iu përgjigja: “Tani ka ardhur koha që të paguaj dicka nga borxhi im ndaj teje. Pusho tani, oj nëna ime. Biseduam gjerë e gjatë sa ishim duke ngrënë darkën dhe e gjithë koha ishte tregime të reja dhe tregime të vjetra, derisa e harruam edhe kohën dhe mbetëm ulur deri në mes të natës. Kur u kthyem, pas mesit të natës dhe kur arritëm para shtëpis së saj, më tha: “Dëshiroj të dalim së bashku edhe një herë tjetër, por në llogari time.” E putha dorën e saj dhe e përshëndeta.

Pas disa ditësh nëna ime vdiq prej infraktit në zemër. Kjo ndodhi në një shpejtësi të madhe sa që nuk pata mundësi të bëj asgjë për të. Pas disa ditësh më erdhi një letër nga posta, një letër prej restorantit në të cilën e kishim ngrënë darkën së bashku me nënën time, ku kishte të shkruar disa rreshta me shkrimin e saj:

“Kam paguar një faturë paraprake, sepse e di se unë nuk do të jem me juve, prandaj të shkosh ti me gruan tënde ta hani një darkë me atë faturë që kam paguar, sepse ti, o biri im, nuk mund ta kuptosh se sa rëndësi ka pasur për mua ajo natë që u takuam së bashku. Të dua, o biri im! Në këtë moment e kuptova se çfarë do të thotë fjala dashuri apo të dua. Nuk ka diçka më të shtrejtë se prindërit e në veçanti nëna. Jepjani atyre kohën të cilën e meritojnë se pse ky është e vërteta e Allahut dhe e drejta e tyre dhe këto gjëra mos i vononi asnjë here, sepse vdekja nuk pret.

Postimi i radhës

Gruaja jote

Shumicën prej artikujve që kam lexuar për martesën, fokusohen në atë se si gruaja duhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *