Një djalë i vogël e pyeti nënën e tij: “Pse po qan?”
“Sepse kam nevojë për të qar”, – ia ktheu ajo.
“Nuk po kuptoj,” – pyeti prapë djaloshi.
Nëna e përqafoi fort dhe i tha: “Dhe s’do ta kuptosh kurrë biri im.”
Më vonë, djaloshi i vogël e pyeti babanë: “Pse qan nëna për asnjë arsye?”
“Të gjitha gratë qajnë pa arsye”, – iu përgjigj babai nga pakujdesia.
Djaloshi i vogël, ende vriste mendjen pse gratë qajnë, dhe në fund fare e pyeti një njeri te urtë. “Ai me siguri e di përgjigjen”, – mendoi me vete djaloshi. “O njeri i mirë! Pse qajnë femrat me aq lehtësi?” – e pyeti të urtin.
I urti ia ktheu: “Allahu e krijoi gruan në mënyrë të veçantë. Supet ia bëri aq të forta sa për të bartur peshën e botës, por aq të buta sa për të ofruar rehati. I dha asaj një forcë të brendshme për të duruar lindjen e fёmijёve dhe refuzimin që vjen nga fëmijët e saj pastaj. E pajisi me një fortësi që i ndihmon të vazhdoj tutje, kur të gjithë heqin dorë prej saj, dhe të kujdeset për familjen e saj kur kёta tё fundit goditen nga ndonjё sëmundje a lodhje, pa u ankuar fare. I dha ndjeshmërinë qё t’i dojë fëmijët e saj në çdo situatё dhe rrethanё, madje edhe kur fëmijёt e lëndojnё shumë keq. E pajisi me njё forcë që t’i duroj shkarjet e bashkëshortit dhe e krijoi nga brinja e tij për ta mbrojtur zemrën e tij. I dha dituri e urtёsi qё ta kuptoj se një bashkëshort i mirë kurrë nuk e lёndon gruan e tij, por ndonjëherë ai [burri] i teston pikat e forta dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar pranë tij vendosmërisht dhe me pa luhatje. Dhe në fund, i dha asaj një lot. Loti është i saj dhe vetëm i saj, që ta përdor sa herë që ajo ka nevojë për të. Ajo s’ka nevojë për asnjë arsye, asnjë shpjegim, loti i saj ёshtё.”
“E sheh biri im, bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që ajo vesh, e as nё dukjen e fytyrës së saj, mënyrёn se si krehё flokët, etj. Bukuria e një gruaje duhet të shihet në sytё e saj, sepse syri është porta qё çon në zemrën e saj – vendi ku dashuria banon.”
Djaloshi i vogël mori përgjigjen dhe nuk pyeti mё.
Pёrktheu dhe pёrshtati: Osman S. Osmani