Derisa një njeri shëtiste pranë cirkut, kaloi pranë elefantëve dhe papritmas u ndal, i hutuar me faktin se këto shtazë të mëdha ishin të lidhura me një litar të hollë për këmbët e para të tyre …
Pa zinxhirë, pa kafaze. Ishte e qartë që elefantët kurdo që të dëshironin mund t’i këputnin fare lehtë litarët e hollë por për një shkas nuk e bënin.
E pa afër trajnuesin e tyre dhe e pyeti për këtë. Trajnuesi u përgjigj: – Kur kanë qenë të vegjël, i kemi shfrytëzuar të njëjtit litarë dhe atëherë këta mjaftonin që t’i mbajnë. Kur u rritën ata, edhe më tej besojnë se nuk mund të ikin dhe as nuk përpiqen të lirohen.
Njeriu mbeti i hutuar. Këto shtazë besojnë se nuk mund të lirohen dhe as nuk përpiqen. Sikur këta elefantë, sa ka prej nesh që hapërojmë në jetë të bindur se nuk mund të arrijmë, thjesht për arsye se nuk kemi pasur sukses dikur? Mossuksesi është pjesë e mësimit! Asnjëherë nuk duhet të ndalemi nga lufta për jetë.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi