Mishi i Derrit

pig

 

Derri është një kafshë që ushqehet me gjëra të pista (të fëlliqta), ndaj dhe sistemi limfatik i tij gjithnjë është në veprim.Te njerëzit që vazhdimisht ushqehen me mish derri, paraqiten sëmundje formash të ndryshme alergjike dhe ënjtje indesh.Fakti se derrat janë kafshë të papastra (të ndyta), e në veçanti pse bartin qeskën (cistin ) e një paraziti të famshëm trishina , janë tregues i mjaftueshëm se ne duhet t’i shmangemi çdo kontakti me ta.Mjeku gjerman Hans Heinrich Reckeweg , në mishin e derrit ka identifikuar një proteinë të re e të huaj të quajtur sutoksin , e cila shkakton alergji të ndryshme. Ky helm shkakton sëmundje alergjike si ekzemën dhe ekzantemën (shpërthimin) astmatike . Në qoftë se doza e sutoksinit është e ulët, i hap rrugë lodhjes e raskapitjes trupore dhe dhimbjes së nyjeve.
Në mishin e derrit ekziston sasi e madhe e mukopolisakaridit. Meqë kjo lëndë është e pasur me squfur, edhe kjo shkakton dhimbje të nyjeve. Më tutje, hormoni i rritjes ka një përqëndrim shumë të madh te derrat, çka rezulton me deformime trupore abnormale te njerëzit që vazhdimishte konsumojnë mishin e derrit. Një sëmundje tjetër serioze që e përcjell mishi i derrit është virusi SHAPE (shapi) . Kjo sëmundje gjen vend në mushkërinë e bardhë të derrit. Për këtë arsye, në shumë vende evropiane është ndaluar ngrënia e mushkërisë së bardhë të derrit. Kurse, te ushqimet si suxhuku, sallami etj. rreziku për t’u infektuar nga ky virus është shumë i lartë.

Te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, trupi i tyre merr formë gypi apo cilindri. Studimet që i ka bërë prof. Lettre lidhur me lëndët radioaktive, ka konstatuar se ushqimet tregojnë prirje të përqëndrohen në inde të përngjashme me indet të cilave u përkasin. Kurse kjo, po e vërteton mendimin se te njerëzit që e konsumojnë mishin e derrit, akumulimi i dhjamit te ta është më i përqëndruar në vithet e tyre. e kjo sëmundje e përcjellur nga derri, meqë shkakton ngushtimin e enëve të gjakut, vërehen barkqitje si te kolera, tifoja e të tjera sëmundje dhe shkakton vdekjen e menjëhershme. Ajo shpesh vendoset nëpër muskuj duke shkaktuar dhimbje të rënda muskujsh.
Një sëmundje tjetër që bartet prej mishit të derrit është edhe shiriti i derrit .
Është më i rrezikshmi prej të gjithë krimbave të zorrëve. Mishi i derrit e rrit sasinë e yndyrës në gjak.Te kafshët kemi dy lloje dhjamërash: i pari, është dhjami i brendshëm që shihet qartë në pjesën e sipërme të mishit, kurse i dyti, është dhjami që gjendet në masë të madhe ndër fijet e mishit. Njëherit, ky i fundit është edhe më i rëndësishmi sa i përket mishit të kafshës. Për sa i takon këtij dhjami, përqindjet dhjamore në artikujt e përditshëm ushqimorë, duken kështu:

a. Mishi i viçit………10 %
b. Mishi i deles………20 %
c. Mishi i qengjit…….23 %

Yndyrat që i marrim nëpërmjet mishit të kafshëve, tani për tani, konsiderohen si yndyrat që më vështirë digjen (konsumohen) në gjak. Si rezultat i kësaj vështirësie, në gjak rritet sasia e lipidit dhe kolesterinës . Në qoftë se ky nivel i lartë i këtyre lëndëve për një kohë të gjatë mbetet në gjak, së pari i ngushton enët e gjakut e pastaj i forcon (ngurtëson) ato. Sot, mendohet se faktori kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare , është marrja e gabuar (pra, në masë të madhe) e yndyrave. Tepërsia e yndyrës në gjak është një arsye shumë e rëndësishme për paraqitjen e dukurive, si: plakja, matufosja, paraliza dhe ngushtimi apo zënia e damarëve të zemrës.Me urdhrin që jua jep Kur’ani, nuk ju jep thjesht një ndalesë, por ju dhuron një mirësi të madhe shëndeti.Edhe sot, madje, në shoqëritë ku konsumohet mishi i derrit, haptas vërehet rritja e sëmundjeve kardiovaskulare.Një e keqe e madhe që vjen nga tepërsia e yndyrës në mishin e derrit, është se harxhon në masë të madhe vitaminën E.
Te njerëzit që e konsumojnë derrin, vitamina E harxhohet menjëherë dhe paraqitet një mungesë e pahetueshme e saj.
Siç dihet, vitamina E ka mjaft funksione interesante, prej të cilave më e rëndësishmja është ndikimi pozitiv në gjëndrat seksuale. derri është një kafshë që infektohet nga sëmundje të ndryshme, është gati e pamundur të ushqehesh me mishin e tij e të mos i fitosh këto albumina të dëmshme të quajtura antitruptha.”(All-llahu) ju ka ndaluar juve (të hani) vetëm të ngordhtën (cofëtinën), gjakun, mishin e derrit, dhe atë që therret jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet Allllahu fal, është mëshirues”, (el-Bekara : 173).

Postimi i radhës

Sexhdeja ndaj Zotit e mbron njeriun nga Kanceri

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *