Nasruddin Hoxha dhe gruaja e përsosur…

3933b5bd-d4ab-4161-926d-7a7070e67e93_16x9_788x442

Thuhet se një ditë Nasruddin Hoxha ishte ulur para dyqanit të tij, kur erdhi një mik për t’ia treguar atij lajmin e madh ….

“Kam vendosur të martohem, prandaj jam shumë i ngazëllyer. Po ti, a ke menduar ndonjëherë të martohesh”, e pyeti Nasruddin, i cili pak mendoi dhe iu përgjigj: “Po si jo, madje e kam kërkuar me ngulm. Kur isha i ri mora një udhëtim për të kërkuar një grua të përsosur, deri në Damask. Atje takova një grua, të bukur, miqësore dhe besimtare, por nuk e njihte botën. Hoqa dorë dhe vazhdova. Në një qytet tjetër takova një grua të bukur, besimtare dhe që e njihte botën, por nuk kishim mundësi të flisnim. Në fundi arrita deri në Kajro, dhe pas kërkimeve të shumta gjeta gruan e përsosur. Ishte e bukur, besimtare, e njihte botën dhe ishte shumë e dashur. Isha i bindur se kjo do të jetë një martesë e përsosur.”
Miku e pyeti me kureshtje: “Po, pse nuk u martuat?”
Nasruddin Hoxha në stilin e tij të njohur tha: “E sheh, miku im, unë e gjeta gruan e përsosur, por ajo e kërkonte një burrë të përsosur.”

Të duash është të pranosh tjetrin me gjithë botën e tij, me të mirat dhe me mangësitë e tij. Njeri i përsosur është ai që nuk pret një grua të përsosur dhe anasjelltas.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *