Kur të krehësh fëmijën tend, tregoi atij se këtë gjë e bën, sepse Profeti alejhi selam ka urdhëruar për mirëmbajtjen e flokëve.
Kur të parfumosësh fëmijën tënd, tregoi atij se këtë gjë e bën, sepse Profeti alejhi selam e pëlqente parfumosjen me erë të mirë.
Kur të dërgosh në shkollë fëmijën tend, tregoi atij se këtë gjë e bën, sepse Profet alejhi selam ka thënë se kërkimi i diturisë të lehtëson hyrjen në Xhenet.
Kur ti buzëqeshësh fëmijës tend, tregoi atij se këtë gjë e bën, sepse Profeti alejhi selam e ka cilësuar buzëqëshjen sadaka.
Kur të lavdërosh fëmijën tend, tregoi atij se këtë gjë e bën, sepse Profeti alejhi selam e ka cilësuar fjalën e mirë sadaka.
Kur fëmija yt të jetë një grup me njërëz më të rritur, mësoje atë që ti respektojë më të mëdhenjtë, sepse Profeti alejhi selam ka treguar se respekti ndaj tyre është nga besimi i mirë.
Në këtë mënyrë prindi duhet lidhë veprimet e fëmijës së tij me rrugën e profetit Muhamed alejhi selam.