HADITH 6

Kush janë mirësitë e ditës së ashures?

Transmetohet nga IbënAbasiradija Allahu anhuma se ka thënë:  Nuk e kam parë profetin sala Allahu alejhiue selam të kërkonte për mirësitë e ndonjë dite më shumë se sa për këtë ditë, ditën e ashures dhe të këtij muaji d.m.th. muajin e ramazanit (e transmeton Buhariu) (jetehara – kërkonte do të thotë synonte dhe dëshironte shpërblimin e agjërimit të kësaj dite.

Ka thënë profeti sala Allahu alejhiue selam: “Agjërimi i ditës së ashures, shpresoj prej Allahut të fshijë gjynahet e vitit të kaluar ” (E transmeton Muslimi)

Dhe kjo është nga mirësia e Allahut ndaj nesh që na ka dhënë me agjërimin e një dite faljen e mëkateve të një viti të plotë. Allahu bën shumë mirësi.

Postimi i radhës

HADITH 10

A duhet ti bëj të 7 dhe të 40 për të vdekurin ? Pyetja: Nje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *