HADITH 7

Cili është kuptimi i fjalës “La ilahe il-lAll-llah” ?

Kuptimi i fjalës “La ilahe il-lAll-llah” është: nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.

Allahu i Lartësuar thotë: “Kjo ngaqë Allahu është i Vërteti e çfarë ata adhurojnë përveç Tij është e kotë.” Surja Lukman, ajeti 30.

Ka thënë Profeti sal-lAlahu alejhi ue sel-lem: “Kush thotë La ilahe il-lAllah dhe e mohon atë që adhurohet përveç Tij, Allahu e ka bërë të ndaluar pasurinë dhe jetën e tij (i ka të paprekshme).”

Trasmeton Muslimi.

Besimi i cdo muslimani
Muhamed Xhemil Zejno

Perktheu Anis Agovi

Postimi i radhës

HADITH 10

A duhet ti bëj të 7 dhe të 40 për të vdekurin ? Pyetja: Nje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *