HADITH 8

10 Namazet vullnetare

Shejh Muhamed bin Abduluehab (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Namazet sunete (vullnetare) janë dhjetë. Falja në shtëpi e këtyre suneteve është më e mira (se sa falja në xhami). Ato janë: Dy sunete para namazit (farz) të drekës dhe dy sunete pas saj, dy sunete pas namazit të akshamit, dy sunete pas namazit të jacisë dhe dy sunetet e namazit të sabahut. Përsa u përket faljes së dy suneteve të namazit të sabahut, ato falen lehtë (nuk zgjaten) dhe në to lexohet surja “El-Ikhlas”, ose lexohet në rekatin e parë fjala e Allahut të Lartësuar: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin),” ajeti i sures “El-Bekare”, ndërsa në rekatin e dytë: “Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush” ajeti. I lejohet personit që t’i fal ato duke qenë ulur mbi kafshe.”[1]

Shejh Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu e ruajttë!):

  1. Përmendja e faljes së këtyre dhjetë suneteve ka ardhur në hadithin që e transmeton Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma ku thotë: “Kam mbajtur mend (mësuar) nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhjetë rekate; dy rekate para namazit të drekës dhe dy rekate pas saj, dy rekate pas namazit të akshamit, të cilat i ka falur në shtëpinë e tij, dy rekate pas namazit të jacaisë, të cilat i ka falur në shtëpinë e tij dhe dy rekate para namazit të sabahut…” Buhariu (1180) e teksti është i tij dhe Muslimi (1698). Më herët përmendëm hadithin e Aishes dhe Ummu Habibeh radijaAllahu anhuma se ato janë dymbëdhjetë rekate sunet, duke shtuar dy rekate para drekës (pra, katër rekate para drekës).
  1. Falja në shtëpi e këtyre suneteve është më e mirë se sa falja në xhami. Bazuar në hadithin që e transmeton Zejd bin Thabit radijAllahu anhu ku thuhet: “Faluni -o njerëz- në shtëpitë tuaja, sepse namazi më i mirë është ai namaz që personi e fal në shtëpinë e tij përveç namazit obligativ.” Transmeton Buhariu (731) dhe Muslimi (1825).
  1. Për faljen lehtë të suneteve të sabahut tregon hadithi i Aishes radijAllahu anha e cila thotë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i falte lehtë (nuk i zgjaste) dy rekatet para namazit të sabahut aq sa unë mendoja “A i fali duke lexuar vetëm Ummul-Kitabi-n (suren Fatiha)?” Transmeton Buhariu (1171) dhe Muslimi (1684).

Për leximin e sures “El-ikhlas” në to tregon hadithi i Ebu Hurejrës radijAllahu anhu, të cilin e transmeton Muslimi (1690), ndërsa për leximin e ajetit të sures “El-Bekare” dhe të ajetit të sures “Al-Imran” tregon hadithi i Ibën Abasit radijAllahu anhuma, të cilin e transmeton Muslimi (1692).

  1. Lejohet që të gjitha namazet vullnetare të falen në udhëtim duke qenë ulur. Bazuar në hadithin e Xhabirit radijAllahu anhu i cili thotë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem falej duke qenë hipur mbi kafshën e tij nga çdo anë që ajo kthehej. E kur falte namazin obligativ, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem zbtriste nga kafsha dhe dretohej nga Kibla.” Transmeton Buhariu (400) dhe Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike” (1618).

Po ashtu me të të njëjtin kuptim transmetohet dhe nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma. Kur udhëtari dëshiron të fal namaz vullnetar mbi kafshën e tij, ai në fillim drejtohet nga Kibla pastaj kthehet nga çdo anë që dëshiron. Bazuar në hadithin e Enes bin Malik radijAllahu anhu, i cili gjendet tek Ebu Daudi (1225), se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur udhëtonte dhe donte të falej namaz vullnetar, ai me kafshën (devenë) e tij kthehej në drejtim të kibles, merrte tekbir pastaj falej (e vazhdonte namazin) andej nga ajo drejtohej.” Ibën haxheri në “Bulugul-Meram” thotë: Zinxhiri i këtij hadithi është i mirë.

Shejhu ynë Abdulaziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në shënimet e tij te i njëjti libër thotë: Është ashtu siç ka thënë autori (Ibën Haxheri). Burrat e tij janë të besueshëm dhe nuk ka asnjë problem.

“Sherh kitab el-adab el-meshij ila es-salah”

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Al-Imran, 64

 

Postimi i radhës

HADITH 10

A duhet ti bëj të 7 dhe të 40 për të vdekurin ? Pyetja: Nje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *