Morali i mire me pak fjale !

15032241_10209179872031707_8640449378948734992_n

Thote i madheruari” Pranoje atë që të falin, urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve! El ea’raf 199.

Shpjegimi i ajetit

Ky ajet përmbledh me pak fjalë edukatën dhe mirësjelljen me njerëzit. Këtu mësojmë disa norma që duhet të kemi parasysh në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

– “Pranoje atë që të falin,…” – Pranoje me modesti atë që ta japin me gjithë zemër. Prit prej tyre fjalë e vepra besimi që janë të thjeshta. Mos prit prej tyre gjëra të mëdha, por ato që janë lehtësisht të arritshme. Mos prit prej të tjerëve gjëra që janë jashtë natyrës dhe kapacitetit të tyre, por kënaqu me aq sa të ofrojnë ata, brenda mundësive të tyre. Tejkaloji dhe mos i vër re mangësitë në veprimet e tyre. Mos e tepro me qortime! Mos u mbaj me të madh përballë atyre që janë pak më poshtë. Mos u hiq i zgjuar përballë atyre që janë më pak të ditur. Mos u mburr dhe kreno përballë të varfërve, pse ata janë të varfër. Bashkëpuno me të gjithë dhe sillu me butësi e dhembshuri, duke u përballur me ta sipas gjendjes së secilit, ashtu siç është më e përshtatshme dhe më komode për secilin.

– “…urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve!” – ‘El urf’ është çdo fjalë e mirë, çdo vepër e bukur dhe çdo virtyt i lartë. I Lartësuari na urdhëron që këtë ta bëjmë si me të afërmit, ashtu edhe me njerëzit e largët. Prej teje të mësojnë vetëm të mirën. Këshillo për ruajtje të lidhjeve farefisnore, për bamirësi dhe zbatim të plotë të fesë, për rregullim dhe pajtim mes njerëzve, për vepra të dobishme dhe të mira, për mendime dhe opinione të sakta. Përgjigju sa herë që të kërkohet një këshillë e mirë ose bashkëpunim në vepra të mira dhe devotshmëri për hir të Zotit të Lartësuar. Asnjëherë mos ngurro të japësh një këshillë të mirë dhe një qortim të sinqertë për t’u larguar nga veprat dhe fjalët e shëmtuara. Gjithmonë bëhu ndihmesë e fortë, që njerëzit të arrijnë mirësitë fetare apo të dynjasë.

Por, duke qenë se në këtë rrugë njeriu do të përballet patjetër me vështirësitë e pengesat që mund t’i sjellin të paditurit, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj injorance t’i përgjigjemi me një sjellje të përshtatshme dhe korrekte: duke u larguar prej tyre si dhe duke mos iu përgjigjur po me të njëjtën monedhë. Kështu, atij që të mundon me fjalë dhe vepra, mos iu kundërpërgjigj duke e rënduar me fjalë e me vepra. Atij që të privon nga diçka, mos iu kundërpërgjigj duke e privuar nga diçka. Nëse dikush ndërpret marrëdhëniet me ty, ti vazhdo mbaji ato të lidhura. Padrejtësisë kundërpërgjigju me drejtësinë dhe butësinë tënde prej besimtari.

TEFSIRI I SADIT

Postimi i radhës

Përpara se të zgjedhësh shokun (shoqen) e jetës !

Thote Allahu i madheruar: “Mos u martoni me idhujtare, derisa ato të besojnë! Një skllave …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *