Sexhdeja ndaj Zotit e mbron njeriun nga Kanceri

1419935964680

Sipas analizës së bërë nga Instituti Kombëtar i Teknologjisë Laserike në Kajro të Egjiptit, sexhdeja (përkulja) ndaj Allahut mbron njeriun nga kanceri.

Sipas kësaj analizës, sexhdeja ndikon shumë pozitivisht tek gratë shtatzëna duke e mbrojtur embrionin e tyre nga deformimet e mundshme. Krahas kësaj ndihmon edhe ndaj shumë sëmundjeve trupore dhe psikologjik.

Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike njëherit edhe profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë reze. Ndërsa, sipas profesorit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi.

Sipas analizës se shkencëtarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet nge sexhdeja ndaj Allahut. Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi

“Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron energjinë” pohon profesor Zijaeddin.

Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët ë trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.

Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim te Qabes, gjë që sipas profesorit ” Qabeja është qendra e tokës dhe drejtim kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar energjinë nga trupi”

“Pesë kohët e namazit obligativ janë të mjaftueshme për ta larguar energjinë e tepërt nga trupi deklaron” shkencëtari egjiptian duke theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë për një ditë të re.

Namazi i drekës, ikindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa namazi i jacisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë gjatë ditës dukë mundësuar një gjumë të shëndoshë për njeriun.

Postimi i radhës

Njeriu nga Balta

Në Kur’an, Allahu zbulon se krijimi i njeriut është një mrekulli. Njeriu i parë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *