Milingona dhe Mjalti

6457856_1469107652-3418352

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti.

U ndal, e provoi dhe deshi të vazhdoj rrugën, mirëpo shija e ëmbël e mjaltit i pëlqeu aq shumë sa që vendosi të kthehej dhe të merrte edhe pakë. Përsëri deshi të vazhdoj, por ëmbëlsia e mjaltit e ktheu prapë, e kësaj radhe nuk i mjaftoi të merrte vetëm pakë, por vendosi të hyjë e tëra në mjaltë, që të kënaqet sa më shumë.
Milingona hyri dhe u kënaq duke shijuar mjaltin, por për fatin e saj të keq ajo nuk mundi të dalë më nga mjalti, sepse këmbët iu ngjitën dhe më nuk mundi të lëvizte… mbeti në këtë gjendje derisa ngordhi.
Pra, pikërisht kjo copë mjalti u bë shkaktar për shkatërrimin dhe përfundimin e hidhur të milingonës. Moskënaqja e saj me atë qe e ngrëni dhe dëshira e saj për më tepër, ishte arsyeja e përfundimit të saj të dhimbshëm!

E njëjtë është edhe gjendja jonë me dynjanë.

Dynjaja është një copë e madhe mjalti, nga e cila ne shërbehemi. Atij që i mjafton me pak mjaltë nga ajo copë shpëton, ndërsa ai që futet në të për t’u kënaqur sa më shumë shkatërrohet.
“Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Kuran 57:20)

Postimi i radhës

Xhamia e Plumbit ndër 50 më të bukurat e botës

Xhamia e Plumbit është një monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. Xhamia e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *