“I fortë s’është ai, që mund dhe mposhtë kundërshtarin. Por, i fortë është ai, që kontrollon vetveten në hidhërim”.1
Gjithashtu, pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:
Pra, i fortë s’është dikush që i mund njerëzit dhe i përlan ata, por është ai që “… kontrollon vetveten në hidhërim”. Domethënë, ai përmbahet dhe e ndal vetveten gjatë rasteve kur hidhërohet.
Kontrollimi i vetvetes gjatë hidhërimit konsiderohet cilësi e mirësjelljes. Kështu, nëse hidhërohesh, mos lë që hidhërimi të depërtojë, por kërko shpëtim te Allahu nga dreqi i mallkuar. Nëse je në këmbë, ulu. Nëse ju ulur, shtrihu. Dhe nëse hidhërimi vjen duke u shtuar, atëherë merr abdes, derisa të të largohet.
1 El-Buhari [nr.6114] dhe Muslim [nr.107].
Si të arrish mirësjelljen
Shejh Muhamed bin Salih el-Utheimin
Shkoqitur nga Mekarimul-Akhlak [f.32.-35]
Shkrime te reja nga Xhamiambret
The post Çduhet të bësh kur hidhërohesh? appeared first on www.xhamiambret.com.
Source: xhamia mbret