19 – SEXHDET NE KUR’AN

  569.  Ibn Mesudi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. këndoi kur ishte në Mekë sure/z En-Nexhm (Ylli, nr. 53) dhe ra në sexhde gjatë këndimit të saj. Kështu bënë edhe ata që qenë aty me të, përveç një të moshuari i cili mori një grusht guralecash ose dheu, e afroi deri tek balli dhe tha: “Kjo më mjafton mua.” Më vonë e pashë të vrarë si Qafir” (femohues, mosbesimtar). (1067)
›  570.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Bërja e sexhdes në suren Sad (nr. 38) nuk është e detyruar, por unë e kam parë Pejgamberin a.s. të bjerë në sexhde gjatë leximit të saj.” (1069)
›  571.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. bëri sexhde gjatë këndimit të sures En-Nexhm (nr. 53).
(Vazhdon si hadithi nr. 569/1067 i Ibn Mesudit r.a.) duke shtuar: “Dhe me të rënë në sexhde muslimanët, idhujtarët, xhinët dhe gjithë njerëzit.” (1071)
›  572.  Zejd Ibn Thabit r.a. tregon se ka kënduar përpara Pejgamberit a.s. suren En-Nexhm (nr. 53), megjithatë ai nuk bëri sexhde, (megjithëse në këtë sure ka ajet për sexhde). (Kjo tregon se sexhdja e tillë nuk është e detyrueshme). (1073)
›  573.  Ebu Selema r.a. tregon: “E pashë Ebu Hurejran r.a. të këndojë: “Idhas- Semau-nshekkat” (nr. 84) dhe bëri sexhde gjatë saj. Kur e pyetën për këtë gjë tha: “Po të mos e kisha parë Pejgamberin a.s. të bëjë sexhde në këtë sure, edhe unë nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë.” (1074)
›  574.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Sa herë që Pejgamberi a.s. na këndonte sure në të cilat kishte sexhde, atëherë ai binte në sexhde, pastaj edhe ne binim në sexhde bashkë me të, ndërsa disa prej nesh nuk gjenin vend për të vënë kokën në sexhde (pasi kishte shumë njerëz).” (1079)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *