› 631. Ibn Mesudi r.a. tregon: “Një herë, i Dërguari i Allahut a.s. e fali namazin e drekës pesë rekatë. Dikush e pyeti atë nëse ishte shtuar gjë në namaz. Ai (a.s.) tha: “E ç’është ajo?” Ai iu përgjigj: “Fale pesë rekatë.” Kështu që i Dërguari i Allahut a.s. ra dy herë në sexhde pasi kishte dhënë selam.” (1226)
› 632. Umm Selema r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të ndalojë faljen e dy rekatëve pas namazit të ikindisë. Më vonë e kam parë atë tri falë këto dy rekatë menjëherë pas këtij namazi. Këtë kohë disa gra medinase ishin tek unë, kështu që dërgova shërbëtoren tek ai duke i thënë asaj: Shkoji pranë dhe thuaji se Umm Selema të thotë: “O i Dërguari i Allahut! Të kam dëgjuar që të ndalosh faljen e këtyre dy rekatëve ndërsa të shoh ty t’i falësh.” Në qoftë se të bën shenjë me dorë atëherë prite. Kësisoj, shërbëtorja shkoi dhe veproi siç i tha Umm Selema. Pejgamberi a.s. i bëri shenjë me dorë dhe ajo e priti atë. Kur ai mbaroi faljen, tha: “O bija e Ebu Umejjes! Më pyete për faljen e dy rekatëve pas namazit (farz) të ikindisë. Më erdhën njerëz nga fisi Kajs dhe më penguan, kështu që nuk munda t’i fal dy rekatët (sunet) pas namazit (farz) të drekës. Këto janë pra ato dy rekatë (që më kaluan pa falur).” (1233)