› 1107. Ibn Mesudi r.a. tregon: “Dëgjova dikë të këndojë një ajet kurani, por unë e kisha dëgjuar ndryshe nga Pejgamberi a.s., kështu që e kapa atë për dore dhe e çova tek i Dërguari i Allahut a.s.. (Pasi i tregova shqetësimin) i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Që të dy keni të drejtë, mos ndryshoni mes jush, pasi kombet para jush ndryshuan (dhe u grindën në vetë mesin e tyre) dhe u shuan (nga ndryshimi dhe grindja në gjirin e tyre).” (2410)
› 1108. Ebu Hurejra r.a. tregon se dy vetë u grindën me njëri-tjetrin: njëri musliman dhe tjetri çifut. Muslimani tha: “(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Muhamedin mbi të gjithë njerëzimin!” Çifuti tha: “(Betohem) për Atë, i Cili e ka zgjedhur Musai mbi të gjithë njerëzimin!” Nga kjo muslimani ngriti dorën dhe e qëlloi çifutin në fytyrë. Çifuti shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tregoi se ç’kishte ndodhur mes tij dhe muslimanit. Pejgamberi a.s. çoi dhe thirri muslimanin dhe e pyeti për këtë çështje. Muslimani ia tregoi atij ndodhinë. Pas kësaj Pejgamberi a.s. tha: “Mos më vlerësoni mua mbi Musanë, pasi Ditën e Ringjalljes gjithë njerëzimi do të bjerë në zali, edhe unë bashkë me ta, por do të jem i pari që do të vij në vete dhe do të shoh Musain në këmbë të kapur në anë të Arshit të Allahut. Nuk do ta di, a ka qenë Musai nga ata që ranë në zali dhe është ngrit përpara meje, apo Allahu e ka përjashtuar atë nga ajo goditje?” (2411)
› 1109. Enesi r.a. tregon se një çifut ia shtypi kokën mes dy gurëve një vajze. E pyetën vajzën se kush ia kishte shtypur kokën, duke i përmendur asaj disa emra dhe, kur e përmendën emrin e çifutit, ajo pohoi me kokë. Kështu, e kapën çifutin dhe ai e pranoi (krimin). Pejgamberi a.s. urdhëroi që edhe atij t’i shtypej koka mes gurëve. (2413)
› 1110. Ngjarja tregohet pothuaj (si në hadithin nr. 1092) sipas tregimit të Eshathit, ku përmendet se ai u grind me një burrë nga Hadramouti, por këtu përmendet se ai ishte çifut. (2416, 2417)