HADITH KUDSIJ 32

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Një njeri, i cili ia kishte ngarkuar vetes disa mëkate të mëdha, kur ra në shtratin e vdekjes u tha djemve të vet: “Kur të vdes më digjni, e pastaj më shtypni dhe ma hidhni hirin në det, se pasha Allahun, nëse Ai më merr në dorë, do të më dënojë ashtu si askënd më parë!” Dhe djemtë e bënë atë që u tha i ati. “Pastaj Allahu i tha tokës: “Nxirre atë që ke marrë!” dhe njeriu u duk aty (para Allahut). Allahu tha: “Ç’të shtyu ta bësh atë gjë?” njeriu tha: “Frika prej teje, o Zoti Im!” Për këtë shkak All-llahu e fali atë.

(Buhariu nr. 3481, Muslimi nr. 2756)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *