Bëhet fjalë për një mjeke, gjinekologe e cila punonte në njërin prej spitaleve amerikane. Ajo tregon se si një ditë në spitalin ku ajo punonte erdhi një grua muslimane për të lindur. – Edhe pse kishte dhimbje, koha e lindjes nuk i kishte ardhur akoma. Mua më ishte afruar fundi i orarit te punës dhe unë i tregova se më duhet të shkoj në shtëpi, por mos ke merak se për lindjen tënde do të kujdeset një mjek tjetër. Pasi dëgjoi fjalët e mia ajo filloi të qajë dhe më tha se nuk dëshiron një mjek mashkull. Sjellja e saj më la të habitur. Shkova te burri i saj, por edhe ai më habiti kur tha se ajo nuk do të pranoj të lind me një mjek mashkull, sepse gjatë gjithë jetës së saj nuk ka mashkull që ia ka parë fytyrën, përveç babait, vëllezërve, axhallarëve dhe të afërmve të saj të ngushtë. Qesha, duke menduar se nuk ka burrë ne Amerikë që nuk ka pare fytyrën time, por iu përgjigja kërkesës së tyre dhe vazhdova orarin e punës për të ndihmuar lindjen e saj. Ditën e nesërme erdha ta kontrolloj gjendjen e saj dhe ta këshilloj që të largohet nga marrëdhëniet seksuale së paku 40 ditë, sepse shumë gra amerikane marrin pezmatim të brendshëm dhe temperaturë nga marrëdhëniet seksuale gjatë lehonisë, dhe gjatë 40 ditëve duhet të ushqehet mirë dhe të largohet nga lodhjet fizike, udhëzime nga të arriturat shkencore të zbuluara nga hulumtimet e fundit mjekësore. Pasi përfundova këshillat e mia, gruaja muslimane me tha se të gjitha këto i ka të njohura, sepse këto ia ka mësuar Islami. Islami ia ndalon femrës në lehoni marrëdhëniet seksuale për 40 ditë derisa të pastrohet dhe, gjithashtu lirohet nga namazi e agjërimi. Kur i dëgjova fjalët e saja u befasova se si hulumtimet tona mjekësore po përputhen me mësimet islame, por se këto mësime vijnë shumë shekuj më parë…!! Më pastaj hyri edhe mjekja pediatre që ta kontrolloj gjendjen e fëmijës dhe e këshilloi që fëmijën e saj ta vendos të flejë në krahun e djathtë sepse kështu stabilizohen të rrahurit e zemrës. Por, për habi, baba i fëmijës, i cili gjendej aty tha se ne fëmijët tanë gjithnjë i kthejmë në krahun e djathtë kur i vendosim në gjumë, sepse kështu ne e praktikojmë traditën e të dërguarit tonë Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Pas këtyre fjalëve u habita edhe më shumë, dhe thash me vete, sa shumë vite i është dashur mjekësisë për të arritur deri te kjo, ndërsa këta këtë e dine nga feja tyre. Vendosa të interesohem për këtë fe dhe mora pushimin për një muaj, shkova në një qytet tjetër ku ishte një qendër e madhe islame. Kohën më të madhe e kalova duke pyetur, sqaruar dhe duke u takuar me muslimanë arab dhe amerikan. Në fund, pas disa muajve, me bindje të fortë dhe me zemër të hapur përqafova Islamin… thotë mjekja amerikane e cila tregimin e saj e përfundon me fjalën “Elhamdulilah”
Postimi i radhës
Djaloshi që shkonte në xhami
Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …