Jeta e Profetit Ibrahim a.s

Para afër katër mije vjetësh, në qytetin Sumer Ur, ne luginën e lumit Eufrat, jetonte një djalë që quhej Ibrahim. Ne fillim banoret e Urit e adhuronin Zotin mirepo me kalimin e kohes, ata e harruan fene e tyre te vertete dhe filluan te adhurojne idhujt e ndryshem, skulpturat e bera nga druri apo argjili e disa here edhe guret e çmuar.
Edhe pse ishte i vogel Ibrahimi nuk mund te kuptonte se per f’arsye populli i tij, e vçanerisht i ati, sendet te cilat i krijonin me duart e veta i quanin zota, e pastaj edhe i adhuronin. Ai çdo here refuzonte qe, se bashku me te tjeret, t’i respektoje keto skulptura. Ne vend te kesaj ai e leshonte qytetin dhe i vetmuar mendonte mbi qiellin dhe boten rreth tij. Ai ishte i sigurt se populli i tij gabonte dhe keshtu i vetmuar e kerkonte rrugen e drejte. Nje nate te kthjellet duke shikuar qiellin, ai pa nje yll shkelqyes shume te bukur, aq te bukur saqe klithi: “Ky duhet te jete Allahu!”
Per nje kohe ai e shikoi yllin me admirim, derisa papritmas filloi te zbehet dhe te zhduket. Ai perseri iu kthye deshperimit duke thene:

“Une nuk i dua ata qe humbin”

(El En’am: 76)

Nje nate tjeter, Ibrahimi perseri shikonte qiellin dhe pa henen aq te madhe e aq te ndritshme qe ngrihej ne qiell dhe sakaq mendoi se mund ta preke ate. Ai tha ne vetvete:

“Ky eshte Zoti im”

(El En’am : 77)

Pas pak kohe hena perendoi. Atehere ai tha:

“Nese Zoti im nuk me udhezon, une do te jem prej njerezve te humbur.”

(El En’am : 77)

Pastaj Ibrahimi pa bukurine dhe mrekulline e lindjes se diellit, dhe mendoi se dielli do te duhej te ishte me i madhi dhe me i fuqishmi i gjithesise. Mirepo, edhe kete here gaboi, sepse nga fundi i dites edhe dielli perendoi. Atehere atij iu be e qarte se Allahu eshte me i Fuqishmi Krijuesi i te gjitha yjeve, i henes i diellit, i tokes dhe i te gjitha krijesave te gjalla. Papritmas per nje çast e ndjeu veten plotesisht te qetesuar, ngase e dinte se e gjeti te Verteten.

“Kur i tha babait te vet dhe popullit te vet: “Çka jeni duke adhuruar?” Ata i thane: “Adhurojme idhuj, vazhdimisht u jemi besnike atyre!” Ai tha: “A ju degjojne ata juve kur luteni?” Ose, ” a ju sjellin juve dobi apo dem?” Ata thane: “Jo, por keshtu i gjetem se benin edhe prinderit tane!” Ai tha: “A po shihni se ç’po adhuroni? Ju dhe prinderit tuaj te meparshem. Ne te vertete, ata (qe adhuroni ju) jane armiq te mi, perveg Zotit te boteve (nese perveç idhujve adhuroni edhe Ate). Zoti qe me krijoi, Ai me udhezon mua. Dhe ai me ushqen dhe me jep te pije, dhe kur te semurem Ai me sheron, Ai me ben te vdes e mandej me ngjall, Ai tek i cili kam shprese se do te m’i fale mekatet e mia ne Diten e Gjykimit. ”

(Esh-Shuara: 70-82)

Nje dite, kur te gjithe bashkeqytetaret gjendeshin jashte qytetit Ibrahimi i zemeruar, me doren e tij te djathte i theu te gjithe idhujt perveç njerit prej tyre, i cili ishte shume i madh. Kur njerezit u kthyen, ata u zemeruan shume. Atyre iu kujtuan fjalet qe Ibrahimi u kishte thene rreth idhujve. E sollen ate para te gjitheve dhe:

“I thane: “A e bere ti kete me zotat tane, o Ibrahim? ” Ai tha: “Jo, por ate, e beri i madhi i tyre, ju pyetini ata nese mund te flasin?”

(El-Enbija: 62-63)

Turma iu pergjigj:

“Po ti e ke ditur se keta nuk flasin? ”

(El-Enbija: 65)

“Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni ate qe vete e keni gdhendur? E Allahu ju krijoi juve dhe ate qe epunoni. ”

(Es-Safat: 95-96)

Ibrahimi vazhdoi:

“A po adhuroni ne vend te Allahut diçka qe nuk u sjell kurrfare dobie e as demi? ”

(El-Enbija: 66)

Ne fund, Ibrahimi i paralajmeroi ata:

“Adhuroni Allahun dhe kini frike prej Atij, se kjo, nese e kuptoni, eshte shume me mire per ju. Ju ne vend te Allahut jeni duke adhuruar vetem idhuj qe i trilloni vete si genjeshtare. S’ka dyshim se ata qe i adhuroni ne vend te Allahut, nuk posedojne furnizimin tuaj, pra kerkojeni furnizimin tek Allahu, adhurojeni Ate dhe shprehini falenderimin Atij, sepse tek Ai do te ktheheni.”

(El-Ankebut: 16-17)

Njerezit e Urit vendosen qe t’i japin Ibrahimit denimin me te ashper qe mund te gjenin: ta digjnin deri ne vdekje. Ne diten e caktuar, te gjithe njerezit si edhe mbreti i qytetit Ur u grumbulluan ne qender te qytetit.
Pastaj e vendosen Ibrahimin brenda nje ndertese te mbushur me dru. Pas kesaj drunjve iu vu zjarri. Se shpejti u perhap aq shume zjarri, saqe njerzit filluan te zprapsen nga flaka. Mirepo Allahu tha:

“O zjarr, behu i ftohte dhe shpetim per Ibrahimin!”

(El-Enbija: 69)

Njerezit priten derisa perfundimisht u shua, pastaj e pane Ibrahimin, qe rrinte sikur te mos kishte ndodhura asgje! Ne ate çast u hutuan ploteisht. Sido qe te jete, ata nuk mund te leviznin nga mrekullia qe ndodhi para syve te tyre. Ibrahimi akoma mundohej ta bindte te atin e tij te dashur, i cili quhej Azer, qe te mos i adhuroje idhujt e verber, memece e te pafuqishem. Ibrahimi ia shpjegoi njohurine e posaçme qe i kishte ardhur dhe e luti te atin:

“0 babi im, mua me eshte dhene nga dituria çka ty nuk te eshte dhene, andaj me degjo se une te udhezoj ne rruge te drejte. O babai im, mos adhuro djallin. ”

(Merjem : 44)

Mirepo Azeri nuk degjonte. Ai iu kercenua te birit se do ta qelloje me gure neqoftese akoma vazhdon t’i refuzoje zotat e Urit. Ai e urdheroi Ibrahimin qe ta braktise qytetin duke thene:

ndaj largohu prej meje per nje kohe te gjate.”

(Merjem : 46)

“Ibrahimi tha: “ Qofsh i lire prej meje! Une do ta lus Zotin tim per te te falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshem ndaj meje.”

(Mejrem : 47)

Merreni me mend se sa veshtire e ka pasur ai qe ta leshoje shtepine e vet, familjen e vet dhe çdo gje qe kishte, dhe te arratisej drejt se panjohures. Por nga ana tjeter, si mund te mbetej ne mesin e njerezve qe nuk besonin ne Allahun por adhuronin idhujt? Ibrahimi çdo here e kishte ate ndjenje se Allahu kujdesej per te, dhe gjate tere udhetimit e ndjente Allahun prane tij. Me ne fund, pas nje rruge te gjate, arriti ne nje vend prane detit Mesdhe, jo fort larg Egjiptit. Atje U martua me nje grua bujare, qe quhej Sara dhe u vendosen ne token e Palestines.
Edhe pse disa vjet martese, Ibrahimi dhe e shoqja e tij, nuk paten femije. Me shprese qe te kene femije dhe ne pajtim me traditen, Sara i sugjeroi Ibrahimit qe te martohet me Haxheren, rrobaqepesen e saj egjiptianse. Pasi u realizua kjo, Haxherja lindi nje djale qe e quajten Ismail.

Pas nje kohe, Allahu i premtoi Ibrahimit edhe nje djale tjeter, mirepo kesaj rradhe nena e femijes ishte gruaja e pare Sara. Djali i dyte u quajt Is’hak. Gjithashtu, Allahu i tha Ibrahimit se nga dy bijte e tij – Ismaili dhe Is’haku – do te krijohen dy popuj e tri fe, dhe per kete shkak ai do te duhej ta marre Haxheren dhe Ismailin dhe t’i çoje larg Palestines ne nje toke te re.
Keto ngjarje ishin pjese e rendesishme e planit te Allahut, sepse pasardhesit e Ismailit do te krijonin nje popull, nga i cili do te dale i derguari i madh qe do t’i udheheqe njerezit drejt rruges se Allahut. Ky ishte Muhamedi (s.a.w.s), i Derguari i Allahut. Nga pasardhesit e Is’hakut, femijes se Sares, do te vijne Musai dhe Isai.
Keshtu Ibrahimi, Haxhereja dhe Ismaili e leshuan Palestinen. Ata udhetuan shume dite, derisa me ne fund arriten ne luginen e thate te Bekes (me vone te qujtur Meka), e cila gjendej ne njeren nga rruget e karvaneve te medhenj. Ne lugine nuk kishte uje, dhe megjithese Haxhereja dhe Ismaili kishin vetem pak uje, Ibrahimi i la aty qe Allahu te kujdesej per ta.
Se shpejti, i tere uji u harxhua. Nga etja qe kishte, femija rritej ngadale dhe ishte i dobet. Ne afersi kishte dy kodra; njera quhej Safa kurse tjetra Merua. Haxherja hipi ne njeren prej tyre me shprese se ndoshta do te gjeje uje, por nuk gjeti asgje. Pastaj shkoi ne kodren tjeter dhe beri te njejten gje. Ajo e beri kete shtate here. E pikelluar u kthye tek i biri, dhe per fudi verejti se ne token rreth tij gurgullonte uji i burimit. Ky burim, rreth te cilit u vendosen nena dhe i biri, me vone u quajt Zemzem. Vendi rreth tij u be vendpushim per karvanet qe udhetonin neper shkretetire, dhe me kohe u rrit ne nje qytet te njohur tregtar te quajtur Meka. Kohe pas kohe, Ibrahimi vinte nga Palestina qe te vizitoje familjen e tij dhe te shohe se si rritej Ismaili dhe behej nje i ri i fuqishem. Gjate njeres prej ketyre vizitave Allahu i urdheroi qe ta rindertoje Qaben – vendin e pare ku njerezit e kane adhuruar Allahun xh.sh. Atyre saktesisht u ishte thene se si dhe ku ta ndertojne ate. Ajo do te duhej te ngrihej prane burimit te Zemzemit dhe te ndertohej ne forme kubi. Ne skajin lindor te saj do te vendosej nje gur i zi, qe kishte rene nga qielli. Nga kodra e afert Ebu Kubejs gurin ua solli nje melek (engjell).
Ibrahimi dhe Ismaili punuan shume qe ta rindertojne Qaben dhe tere kohen i luteshin Allahut qe nga pasardhesit e tyre te dale nje i derguar.

“Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtepise (Qabes) luteshin: “Zoti yne, pranoje prej nesh, se me te vertete Ti je qe degjon dhe di! Zoti yne, bena ne te dyve besimtare te sinqerte ndaj Teje dhe nga pasardhesit tane njerez te bindur ndaj Teje, na i meso rregullat e ibadetit (adhurimit) tone dhe falna ne, vertete Ti je qe fal shume, je Meshirues! Zoti yne, dergo nder ta, nga gjiri i tyre te derguar qe t’u lexoje atyre ajetet e Tua, t’u mesoje atyre librin dhe urtesine, e t’i pastroje (prej ndyresise se idhujtarise) ata. S’ka dyshim se Ti je Ngadhnjyesi, i Dituri. ”

(El-Bekare: 127-129)

Kur Qabeja u kompletua, Allahu e urdheroi Ibrahimin qe ta ftoje njerezimin per haxh ne Shtepine e Tij te Shenjte. Ibrahimi pyetej se ne ç’menyre te gjithe do te degjonin thirrjen e tij. Allahu i tha: “Ti thirri, kurse Une do t’i sjell ata.” Keshtu filloi Haxhi ne Qaben e Mekes, keshtu qe haxhi i sotem i muslimaneve eshte vazhdim i fteses se lashte te Ibrahimit.

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *