-Këtë mund ta vërtetojmë me ajetin kur’anor në suren El-Maide (ajeti/6) ku All-llahu xh.sh. thotë: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë”.
FARZET E ABDESIT
-
Larja e fytyrës (prej ku nisen flokët e deri në fund të nofullës, nën mjekër dhe prej veshit deri në veshin tjetër).
- Larja e duarve deri mbi bërryla.
-
Mes-hi, një e katërta e kresë të fshihet me duar të lagët, duke filluar prej pjesës së përparshme të kresë.
- Larja e këmbëve deri mbi nyje.
Për të qenë abdesi i rregullt duhet të plotësohen këto kondita:
- Të mos pengohet depërtimi i ujit deri në lëkurë, p.sh. trupi të mos jetë i lyer me materie të yndyrshme, ose me llak që lyhen thonjtë.
- Uji që pastrohemi duhet ta përshkojë edhe pjesën më të vogël të trupit, në veçanti ata të cilët mbajnë unaza duhet ta rrotullojnë atë që të depërtojë uji nën të.
- Para se të marrim abdes, duhet t`i largojmë nga trupi të gjitha ato pengesa që e prishin abdesin, p.sh. në qoftë se të ka rrjedhur gjak, duhet të presim derisa të ndërpritet mirë gjaku, ose kur e kryen nevojën duhet të presim që të largohet mirë ndyrësia. E larë për abdes konsiderohet pjesa e trupit, kur nga ajo gjatë larjes pikojnë disa pika ujë.
SUNNETET E ABDESIT DHE SHPJEGIMI I MARJES SË ABDESIT
Sunnetet e abdesit janë teprica mbi farzet që i ka bërë Pejgamberi a.s. dhe ka lypur prej nesh që t’u bashkangjitemi veprave të tij.
Ato janë:
-
Të përmendurit emrin e Zotit në fillim (të thuhet bissmilah).
- Nijeti (vendosja) për abdes.
-
Lajmë duart rreth shuplakës tri herë duke fërkuar mire deri në kyçe.
-
Pastrojmë fytyrën gjithashtu tri herë (pastrimi të jetë i plotë, deri poshtë gushës).(Mjekra e dendur të fërkohet me gishta që të depërtojë uji në lëkurë).
-
Pastrojmë dy krahët, gjithashtu deri në pjesën e sipërme të bërrylit duke filluar prej të djathtës, të njëjtën gjë e bëjmë edhe me krahun e majtë.
- Tërë kafkës(kresë) t’i japim mes-h, një herë.
-
Veshët të fshihen me duar të lagët. Pastrimin e veshëve e bëjmë duke prekur me gishtin tregues brendinë e tyre e me të madhin pjesën e jashtme të veshëve.
-
Pastaj pastrojmë dy këmbët deri mbi kyçe duke pasur kujdes që të mos lëmë asnjë pjesë pa lagur (fillojmë me të djathtën dhe më pas të majtën).
- Pas marrjes së abdesit themi Elhamdulilah (Falënderimi i qoftë Allahut).
-
Të lahet e djathta para të majtës.
- Të kryhet larja e abdesit sipas rregullave.
-
Të vazhdojë mes-hi deri te qafa.
- Të mos flitet gjatë abdesit, (përpos disa lutjeve që lexohen).
- Gjat larjes së hundës, uji të merret me dorën e djathtë ndërsa ta nxjerrim me të majtën.
-
Më në fund të kthehet nga Kibla, të shqiptojë shehadetin e të thotë: O Zot më bën si ata, të cilët bëjnë taube (pendim) dhe nga ata të cilët rregullisht pastrohen. Duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit a.s. ku thotë:” Kush merë abdes e pastaj thotë Esh-hedu en lailahe il-lallah ve esh-hedu ene Muhammeden abduhu veresuluhu, i hapen atij tetë dyert e xhenetit, hyn në cilën derë dëshiron.
MEKRUHET E ABDESIT
-
Të derdhurit ujë pa masë.
-
Të përplasurit e ujit gjatë marrjes së abdesit.
-
Të bisedohet gjatë marrjes së abdesit.
- Të kërkohet ndihmë nga dikush tjetër.
ÇKA E PRISH ABDESIN
- Kryerja e nevojës (të madhe ose të vogël), ose dalja e ndonjë gazi.
- Nëse të rrjedh gjak, limfë ose qelbë.
- Nëse vjell me gojën plot përnjëherë.
- Nëse pështyn gjak, apo ndryshohet ngjyra e pështymës në të kuqe.
- Nëse flenë i mbështetur.
- Nëse gjatë faljes së namazit qesh me zë.
- Nëse humbë vetëdija të bie të fiktë, dhe të çmendurit
UJI ME TË CILIN MERRET ABDES
-
Duhet të jetë i pastër.
-
Nuk lejohet që të merret abdes me ujë të ndotur.
-
Nuk lejohet të merret abdes me ujë në të cilin ka pire derri apo kanë ndotur kafshët.
-
Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve që uji qarkullon është I LEJUAR.
-
Uji është i lejuar kur nuk vjen erë (ndotjeje), është pa ngjyrë (dmth. nuk ka pisllëk në te).
MES-HI MBI FASHË – (lidhëz)
MES’HI MBI MESTE
- Mestet t’i mbulojnë nyjet e këmbëve.
- Të mbathen pasi që të marrim abdes.
- Të mos jenë të grisura deri në masën e caktuar (që të duken tre gishta).
- Pa lidhur të rijnë të pëlqyera për këmbe.
- Që të mund të ecë me to, një largësi deri mbi gjashtëmijë metër (6 km).
- Të jenë të forta të mos depërtojë uji në to, dhe të jenë prej lëkure..etj.
Koha që mestet mund të mbahen të mbathura: Ata që gjinden në shtëpitë e tyre, për ata mes-hi vazhdon një ditë e një natë (24 orë) prej kohës që e prish abdesin që e ka marrë në fillim të mbathjes së mesteve. Ndërsa për udhëtarin, koha e mes-hit vazhdon deri në tri ditë (72 orë). Udhëtarë sipas ligjit të Sheriatit islam konsiderohet ai njeri i cili e kalon një largësi prej (81 km) e më shumë larg vendit që jeton.
- Gjithçka që e prish abdesin e prish edhe mes-hin.
- Të qenit xhunub (gjendja kur njeriu është i obliguar të lajë tërë trupin.
- Nxërja e këmbës nga mestet, ose një pjesë më të madhe të këmbës.
- Mbarimi i kohës së mes