El infitar (mekase) 19 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Kur qielli të çahet
- dhe yjet të derdhen;
- kur detet të përzihen
- dhe varret të trazohen;
- atëherë çdokush do ta shohë se çfarë ka punuar dhe çfarë ka lënë pa bërë!
- O njeri, ç’të mashtroi ty, që nuk i besove Zotit tënd Bujar?
- i Cili të krijoi, të rregulloi dhe të drejtoi,
- të dha formën që Ai dëshiroi!
- Por jo! Ju mohoni Ditën e Gjykimit.
- Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet!
- Ata janë shkrues të ndershëm.
- Ata dinë çdo gjë që ju veproni.
- Me të vërtetë, vepërmirët do jenë në kënaqësi.
- Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhehenem,
- ku do të futen Ditën e Gjykimit
- dhe nuk kanë për të dalë kurrë prej tij.
- E kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?!
- Edhe njëherë, kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?!
- Ajo është dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë asnjë, pasi e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut!