Enes ibn Maliku thotë:”… për të gjitha ato që i bëri, Pejgamberi (s.a.v.) nuk e pyeti kurrë: “Pse e bëre atë gjë?” dhe as që Pejgamberi mori në përgjegjësi dikë për ndonjë gabim të bërë a lëshim e t’i thotë: “Pse nuk e bëre këtë?” Në bazë të sjelljeve që kishte, Pejgamberi (s.a.v.) ishte njeriu më i mirë i njerëzimit.”
Aisheja thotë:”… ai nuk e ktheu të keqen me të keqe, por e kishte zakon të falë. Aisheja thotë se Pejgamberi (s.a.v.) kurrë dhe askënd nuk goditi, përveç gjatë xhihadit.”
Enes ibn Maliku thotë se Pejgamberi (s.a.v.) asgjë nuk mbante për vete për të nesërmen.