087. EL EA’LA

El Ea’la (mekase) 19 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Madhëroje Zotin tënd, më të Lartësuarin,
  2. i Cili krijoi dhe përsosi,
  3. i Cili përcaktoi e orientoi,
  4. i Cili mundëson mbirjen e kullotës,
  5. e pastaj atë e bën pleh të zi.
  6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh,
  7. përveç asaj që Allahu dëshiron. Ai e di të dukshmen e të fshehtën.
  8. Ne do të mundësojmë për ty më të lehtën.
  9. Këshillo aty ku këshilla bën dobi!
  10. Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri,
  11. e do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq,
  12. i cili do të hyjë në Zjarrin e madh,
  13. aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
  14. Ka shpëtuar ai që është pastruar,
  15. ai i cili e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.
  16. Por ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
  17. kur dihet se jeta e botës tjetër është më e mirë dhe e përjetshme.
  18. Vërtet, kjo gjendej edhe në shkrimet e hershme,
  19. në shkrimet e Ibrahimit dhe të Musait.

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *