091. EL SHEMS

Esh Shems (mekase) 15 ajete

Me emrin e Allahut,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

  1. Për Diellin dhe dritën e tij!
  2. Për Hënën, që vjen pas tij!
  3. Për ditën, kur ai e zbardh!
  4. Për natën, e cila e mbulon atë!
  5. Për qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
  6. Për Tokën dhe Atë që e sheshoi atë!
  7. Për shpirtin dhe Atë që e krijoi atë!
  8. Që i mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
  9. Me siguri, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten!
  10. Ndërsa ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten!
  11. Themudi mohoi për shkak të arrogancës së vet
  12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë,
  13. ndërkohë që Profeti u kishte thënë: “Kini kujdes Devenë e Allahut dhe mos e pengoni që të pijë ujë”.
  14. Por ata nuk e besuan dhe e therën atë. Atëherë, Zoti i tyre ua rreshtoi ndëshkimet, për shkak të gjynahut të tyre, dhe i rrafshoi.
  15. Dhe Ai nuk u frikësohet aspak pasojave të atij ndëshkimi.

 

Postimi i radhës

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *