El Lejl (mekase) 21 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë!
- Për ditën, kur ajo shkëlqen!
- Për Atë që krijoi mashkullin e femrën!
- Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.
- Atij që jep dhe ruhet,
- që e beson me bindje të plotë më të mirën,
- Ne do t’ia lehtësojmë atij më të lehtën.
- Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të pavarur,
- që mohon më të mirën,
- Ne do t’ia lehtësojmë atij më të vështirën,
- ndërsa pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet.
- Është detyrë e Jona udhëzimi.
- Vetëm e Jona është bota tjetër, edhe kjo.
- Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort.
- Në të nuk hyn tjetërkush, veç më fatziu,
- i cili mohon dhe sprapset.
- Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij;
- ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
- jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë,
- por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit.
- Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!