Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi.

65486

5-Pa dyshim, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi.
6-Vërtet, bashkë me vështirësinë, vjen lehtësimi.

Ky është një përgëzim i madh dhe i mrekullueshëm. Sa herë që të ekzistojnë vështirësia dhe ngushtia, së bashku me to do të vijnë lehtësimi dhe zgjerimi. Edhe sikur vështirësia të struket dhe të fshihet në vrimën e hardhucës, edhe lehtësimi do të hyjë bashkë me të, për ta nxjerrë jashtë dhe për ta larguar, sikurse thuhet ne një ajet tjetër: ”Allahu, pas vështirësisë do të sjellë lehtësim.” Apo sikurse ka thënë Profeti(s.a.s): ”Me të vërtetë, çlirimi vjen së bashku me ngushtinë dhe, së bashku me vështirësinë, vjen lehtësimi”.
Po të shohim me kujdes në ajet, fjala ”el usr” – ”vështirësi” është (në arabisht) në trajtën e shquar, që e nënkupon atë si një të vetme, ndërsaq fjala ”lehtësim” është (në arabisht) në trajtën e pashquar, që nënkupton se ai përsëritet. Pra për çdo vështirësi , Zoti i Lartësuar sjell lehtësim pas lehtësimi. Kësisoj, një vështirësi nuk mund të jetë asnjëherë me e madhe se dy lehtësime. Gjithashtu, duhet të theksojmë se fjala ”el usr”, e shoqëruar me njyjen ”el”, sipas rregullave të arabishtes, ajo përfshin të gjitha llojet e vështirësive, sado të mëdha dhe të pazgjithshme të mund të duken. Kështu, sido që të jetë, në fund të fundit, vështirësia do t’ia lerë vendin lehtësimit dhe çlirimit. Kjo është diçka e pashmangshme. Më pas, Allahu i Madhërishëm e urdheron Profetin(s.a.s) dhe popullin e tij që të tregohen mirënjohës për mirësitë që Ai u ka dhuruar.

SURJA INSHIRAH, AJETET 5,6

Marrë nga Tefsiri i Abbdurrahman ibn Nasir El sa’dij

Postimi i radhës

Morali i mire me pak fjale !

Thote i madheruari” Pranoje atë që të falin, urdhëro për mirësi dhe rri larg të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *