Tregim interesant!!!

12742474_921181157978724_4894731629840807338_n

Një besimtar me emrin Thabit, tek po merrte abdest pranë një lumi, i vjen një kokërr molle.
Sa e kafshon, pendohet!
Merr mollën dhe fillon të ecë përgjatë lumit nga kishte ardhur molla, derisa arrin ne nje vend me molle, ku po qendronte nje burre.
Mollet ishin te tijat, prandaj i kerkon t’ia bej hallall. Mirepo burri refuzoi dhe i tha se do te pranonte vetem nese ai do te merrte per nuse bijen e tij, e cila as nuk shihte, as s’degjonte, as nuk fliste.
Dilem e madhe, apo jo?!
Por Thabiti pranoi, vetem e vetem që të merrte hallallin.
Mirëpo, kur shkoi tek nusja e tij, pa se ajo shihte, dëgjonte dhe ecte për mrekulli. I ati i vajzës e pa se u çudit dhe i tha:
“Me sytë e sajë nuk sheh haram, por lexon Kur’an dhe mëson përmendësh hadithe të Pejgamberit Muhamed s.a.w.s.
Me veshë nuk dëgjon thashetheme, fjalë të kota dhë muzikë të ndaluar.
Ecën, por me këmbët e sajë nuk shkon në vende të ndaluara.
Flet, por nga goja e saj nuk dalin mallkime, përgojime dhe nuk ushqehet me ushqim të ndaluar.
Kisha dëshire që Allahu të ma mundësojë ta martoj me një njeri të devotshëm dhe mendoj se ai je ti”

Këta prindër të devotshëm ishin prindërit e dijetarit të madh,

Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë)…

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *