Të gjithë sytë të drejtuar nga dera
ngase në çdo çast pritet një trokitje,
Të vetmit mysafir që si humbet vlera
prandaj dallohet edhe në mikëpritje.
Fryti i këtij mysafiri të veçantë është
që e gjallëron shpirtin e njeriut,
Ashtu si toka e thatë që gjallërohet
nga të rreshurat e shiut.
Ky mysafir emërtohet me shumë emra
por veçohet me emrin “muaj i Kuranit”,
Andaj të kujdesemi për këtë margaritarë
Mysafirin e bekuar muajin e Ramazanit.
Nga : Nuhi Osmani