Kur’an Shqip

114. EL NAS

En Nas (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Mbështetem te Zoti i njerëzve, Sunduesi i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, prej të keqes së nxitësit të vesveseve, që fshihet, i cili fut vesvese në zemrat e njerëzve, qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit!”  

Lexo më shumë »

113. EL FELEK

El Felek (mekase) 5 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “I mbështetem Zotit të agimit, prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi, dhe prej errësirës së natës, kur ngryset plotësisht, dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyje, dhe prej dëmit të smirëkeqit, …

Lexo më shumë »

112. EL IHLAS

El ihlas (mekase) 4 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “Ai, Allahu është Një! Allahu është Samed! Ai as s’ka lindur kë, as nuk është i lindur, dhe me Të askush nuk është i barabartë.”  

Lexo më shumë »

111. EL MESED

El Mesed (mekase) 5 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai është i shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo që fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. Ashtu edhe gruaja e tij, ajo …

Lexo më shumë »

110. EL NASR

En Nasr (medinase) 3 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi, dhe kur t’i shohësh njerëzit që të hyjnë grupe-grupe në fenë e Allahut, atëherë, lartësoje Zotin tënd, falënderoje Atë dhe kërko falje nga Ai! Ai vërtet është Pranues i madh …

Lexo më shumë »

109. KAFIRUN

El Kafirun (mekase) 6 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por as …

Lexo më shumë »

108. KEUTHER

El Keuther (mekase) 3 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! Ne, vërtet, të dhamë ty Keutherin. Prandaj, ti falu për hir të Zotit tënd dhe bëj kurban për Të! S’ka dyshim se hasmi yt është farëshuar!  

Lexo më shumë »

107. EL MAUN

El Maun (mekase) 7 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! A e ke parë atë, që mohon përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? Po! Ai e përzë në mënyrë të vrazhdë jetimin dhe nuk nxit për të ushqyer të varfërin. Mjerë për ata që falen, të cilët ndaj …

Lexo më shumë »

106. KURAJSH

El Kurejsh (mekase) 4 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!   Për hir të garancisë që e gëzojnë kurejshitët! Garantimit të udhëtimit të tyre të lirë, gjatë dimrit dhe verës! Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie, i Cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej …

Lexo më shumë »

105. EL FIL

El Fil (mekase) 5 ajete Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit! A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me zotëruesit e Elefantit? A nuk ua bëri përpjekjen të dështuar? Ai lëshoi kundër tyre shpendë, që erdhën tufa-tufa dhe që i gjuajtën ata me gurë prej baltës së …

Lexo më shumë »