Haxhi është një obligim për muslimanin i cili duhet ta kryeje atë të paktën një herë në jetën e tij. Haxhi është detyra e pestë kryesore islame. Muslimani që mund të kryejë Haxhin duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme.
Obligueshmëria e Haxhit bazohet në urdhëresën kur’anore: “Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që ebëjnë) njerëzit.”
(Ali Imran, 97)
Urdhëresa e Haxhit bazohet edhe në hadithin e Muhammedit alejhis selam, ku thuhet: “O njerëz, rreptësisht ju është urdhëruar Haxhi, ndaj vizitojeni Qaben”.
Haxhi, sipas kësaj, është urdhëresë e domosdoshme e All-llahut xh.sh., të cilën çdo musliman e ka për detyrë, kur të plotësojë kushtet, ta kryejë një herë në jetë.
Haxhin e ka për detyrë ta kryejë çdo musliman i mençur , i moshës madhore, i lirë, i pasur, i shëndosh dhe i siguruar. Me moshën madhore nënkuptohet muslimani/muslimanja i pjekur i cili, sipas dispozitave të Sheriatit, është i detyruar të kryejë obligime të caktuara fetare.
Obligimi i Haxhit hyn në fuqi menjëherë sapo muslimani të sigurojë tepricë të caktuar të mjeteve materjale, të mos jetë borxhli, ta ketë të siguruar banesën dhe furnizimin e familjes gjatë mungesës së tij, pastaj të sigurojë mjete për shkuarje dhe ardhje nga Haxhi.
Obligimi i Haxhit fillon prej atij momenti kur të plotësohen kushtet e lartëpërmendura.
Përsoni që është i obliguar ta kryejë haxhxhin, por nuk është i aftë për shkak të shëndetit apo të moshës, është i detyruar të përgatisë një bedel – zëvendës i cili do ta kryejë haxhxhin në emër të tij. Bedeli do ta bëjë nijet për atë që e zëvendëson.