Pse Islamin ?

Examine-the-Question

Pse me nevojitet Feja ? Cilen Fe te zgjedh ?!

Duke e pare qe feja ka ekzistuar me njeriun ne cdo kohe dhe ne cdo vend (qe nga zanafilla e tij) atehere nuk mund te themi se kjo gje eshte e pa nevojshme! Edhe pse feja te popuj te ndryshem eshte manifestuar ne menyra te ndryshme, por ajo qe na intereson eshte se feja ka ekzistuar… shtrohet pyetja pse te ekzistoje feja ??

Pergjigjia eshte fare e thjeshte, sepse njeriu eshte i formuar nga dy pjese :

1-Pjesa Trupore qe kerkon ushqimin per te mbijetuar, dhe se njeriu nese nuk e ushqen trupin e tij atehere ai trup do te vyshket e pastaj do te vdes..

2-Pjesa Shpirterore kerkon edhe kjo ushqimin qe te mbijetoje..

Thote Pejgamberi s.a.v.s. : Shembulli i atij qe e permend Allahun dhe i atij qe nuk e permend eshte sikur shembulli i te gjallit me te vdekurin.

Por ne trupin tone e ushqejme me ushqime te ndryshme ditore por a thua a e ushqejme edhe shpirtin tone dhe cili eshte ushqimi i shpirtit ? Dhe a duhen te jene keto dy ushqime te formave te ndryshme ne proporcion te barabarte ?

Ushqimi i shpirti eshte adhurimi i Krijuesit te tij (edhe pse adhurimi eshte shfaqur ne menyra te ndryshme). Nese keto dy forma nuk jane ne proporcion te barabarte atehere do te na paraqiten kriza te ndryshme, nese e leme trupin pa buke atehere dobesohet trupi jone dhe ju nenshtrohemi semundjeve te ndryshme, nese e leme shpirtin tone pa ushqimin e tij (adhurimin) atehere na shfaqen semundje mendore vuajtje shpirterore etj. Ky ishte nje pershkrim i shkurter per te ardhur te rezultati se cilen fe te zgjedh ?A e meriton kjo gje qe te derdh mundin tim ne kerkim te fese se drejte ?

Se pari si thame edhe me heret besimi eshte i ngulitur thelle ne zemren e njeriut, dhe nuk ka nje njeri normal qe mund ta mohoj kete gje (edhe ata qe e kane mohuar fene, nuk kane mundur ta ndalojne veten nga kjo gje).

Thotë Pejgamberi s.a.v.s. : Cdo femije lind ne fene e paster (Islamin) por pastaj prinderit e tij ose e bejne te krishtere ose jehud ose mexhus …

Andaj edhe njeriu i pare Ademi a.s. eshte krijuar dhe eshte obliguar ta adhuroj Krijuesin e tij..

Cilen fe te zgjedh ?

Sot ne bote ekzistojne shume fe : Duke nisur nga tre fete me te medhaja Islami, Krishterimi, Jehudizmi pastaj vijne Budizmi, Hinduizmi, Satanizmi etj.. disa fe kane shkuar aq larg ne humnere sa qe kane filluar ta adhurojne Lopen, Miun, Djallin.. Ne Indi ekzistojne mbi 700 fe..

C’fare eshte Islami ?

-Islami eshte fe qe therret ne nje besim te vetem, ai tek Allahu.Te cilin muslimanet e besojne si i vetmi Krijues. Allahu eshte Nje nuk ka shoq nuk eshte i lindur dhe nuk ka lindur askend, Ai ska fillim dhe mbarim, cdo gje i nenshtrohet urdherave te tij dhe vullnetit te Tij, nuk ndodh asgje ne kete bote pa lejen e Tij.

– Ne Engjejt e tij (si krijesa te nenshtruara ndaj urdherave te Allahut)

– Ne Librat e tij te shpallur

– Ne Profetet e Allahut

– Ne Diten e Kijametit

– Te besojme ne percaktimin e Allahut

A te besojme Allahun Krijues te vetem dhe mos ti shoqerojme shoke atij ? A te besojme trinitetin (Atin Birin dhe Shpirtin e shenjte) ? A po te besojme besimet jehude(kjo eshte fe nacionaliste) ? Apo te tjerat si Budizmin, Lopen, Djallin etj ???

Une e kam zgjedhur ISLAMIN si fe, sepse eshte e vetmja fe qe therret ne besim te paster ne Allahun Krijuesin tone, e ju jeni te lire te zgjidhni fene tuaj por dijeni se kjo bote do te perfundoje nje dite dhe cdo kush do te jap pergjegjsi per punet e tij dhe adhurimin e tij perpara Allahut.

Thote Allahu ne Kuran : Thuaj: “A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij.

Ka thene i Derguari i Allahut Muhamedi s.a.v.s. : Thuaje te verteten edhe nese eshte e hidhur per ty.