Namazi ndahet në njësi që quhen rekate. Një rekat është i përbërë nga një qëndrim në këmbë, një ruku dhe dy sexhde(me një qëndrim ulur në mes). Namazet kanë numër të ndryshëm rekatesh. Namazi farz i Sabahut ka 2, i Drekës 4, i Ikindisë 4, i Akshamit 3 dhe i Jacisë 4.
Si falet Namazi ? (me ilustrime)
- Bëjmë nijetin për tu falur.
- I drejtohemi Kiblës, ngrejmë duart dhe themi:
”Allahu Ekber” (Allahu është më i madhi)
- I ulim duart duke vendosur të djathtën mbi të majtën.
- Sytë i drejtojmë në vendin ku bie balli gjatë sexhdes.
- Themi (me zë fare të ulet) duhanë e hapjes së namazit:
SUBHANEKE ALL-LLAHUMME
WE BIHAMDIKE WE TEBERAKESMUKE
WE TE’ALA XHEDDUKE WE LA ILAHE GAJRUKE
(Lavdia të përket Ty o Allah! Falenderimet të përkasin vetëm Ty! Emrat e tu janë të bekuar. Madhëria jote është e paarritshme! Askush dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje). - Pastaj themi (më zë fare të ulët)
E’UDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIR-RAXHIM
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
(Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit ) - Dhe këndojmë suren El Fatiha:
EL HAMDULIL-LAHI RABBIL ‘ALEMIN
ER-RAHMANIR-RAHIM
MALIKI JEWMID-DIN
IJJAKE NA’BUDU WE IJJAKE NEST’AIN
IHDINAS-SIRATAL MUSTEKIM
SIRATAL-LEDHINE EN ‘AMTE ‘ALEJHIM,
GAJRIL MAGDUBI ’ALEJHIM WE LED-DAL-LIN(AMIN)
( Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Sunduesit të ditës së Gjykimit
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë
Udhëzona në rrugën e drejtë,
në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin,
jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur! (Amin)) - Dhe me pas një sure tjetër nga Kurani.
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
INNA A’TAJNA KEL KEWTHER
FES SAL-LI RABBIKE WENHAR
INNE SHANIEKE HUWEL EBTER
( Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.
Andaj, ti falu dhe prej kurban për hurë të Zotit tënd!
E ska dyshim se urrejtësi yt është farësosur.) - Suret lexohen me ze në namazin e Sabahut, Akshamit dhe Jacisë. Ndërsa në namazin e Drekës dhe Ikindisë lexohen me zë të ulët.
- Kur mbarojmë leximin e Kuranit themi: ”Allahu Ekber” dhe ulemi ne Ruku, ashtu siç është paraqitur në foton e mëposhtme:
- Në këtë pozicion themi 3 herë : ”Subhane Rabbiel-adhim” (Larg të metave është Zoti im i Madhëruar).
- Drejtohemi duke thënë : Semi’ Allahu limen hamideh (Pa dyshim Allahu e dëgjon atë që e falenderon Atë)
Ai qe falet pas Imamit (me xhemat) nuk e thotë ”Semi’ Allahu limen hamideh” por thotë fjalët që vijnë më pas: ”Rabbena ue lekel-hamd” (O Zot ty të përket falenderimi i pakufijshëm).
- Themi ”Allahu Ekber” dhe biem në Sexhde duke vendosur në tokë ballin, hundën pëllëmbët e duarve dy gjunjët dhe gishtat e këmbëve. Bërrylat i mbajmë larg brinjëve kurse pëllëmbët pranë supeve.
- Në këtë pozicion themi tri herë:
”Subhane Rabbijel a’la” (Larg të metave ështl Zoti im i Lartësuar). - Ngrihemi e qëndrojmë në gjunje duke shtruar kurrizin e këmbës së majtë horizontalisht dhe duke lëshuar peshën e trupit mbi të. Këmbën e djathtë e mbështetim mbi gishta, me maja drejtuar nga Kibla dhe themi: ”Rabbi gfirli, Rabbi gfirli” (O Zot më fal! O Zot më fal!).
- Me pas rikthehemi në pozicionin e Sexhdes dhe përsëritim të njejtat fjalë si në Sexhden e parë.
- Më pas ngrihemi ne këmbë. Në këtë moment përfundon rekati i parë dhe fillon rekati i dytë.
- Këndojme përsëri suren El Fatiha.
- Më pas një sure tjetër nga Kurani:
BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
KUL HU WALL-LLAHU EHAD
ALL-LLAHUS SAMED
LEM JELID WE LEM JULED
WE LEM JEKUN L-LEHU KUFUWEN EHAD
( Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
As ska lindur kë, as nuk është i lindur.
Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.) - Me pas shkojmë në ruku dhe përsërisim të njejtat veprime.
- Më pas drejtohemi.
- Biem në Sexhde dhe përsërisim të njejtat veprime si ne rekatin e parë.
- Më pas ngrihemi nga Sexhdja e dytë dhe qëndrojmë ulur në gjunje dhe themi:
ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU
ES-SELAMU’ALEJKE EJJUHEN-NEBIJU
WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU
ES-SELAMU’ALEJNA WE’ALA’IBADIL-LAHIS-SALIHIN
ESH-HEDU EN LA-IL-LAHE IL-LALL-LLAH
WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN’ABDUHU WE RESULUHU
(Përshëndetjet i takojnë All-llahut, si dhe lutjet dhe fjalët e mira
Paqja qoftë mbi ty, o Lajmëtar, si dhe mëshira e All-llahut dhe begatitë e Tij
Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të All-llahut
Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është
robi dhe i dërguari i Tij)
- Kur Namazi është me më shumë se dy rekate atëherë çohemi dhe vazhdojmë rekatin e tretë.
- Nësë namazi është me 4 rekate në rekatin e tretë çohemi në këmbë dhe kendojmë suren El Fatiha.
Me pas biem në ruku, bëjmë 2 sexhde dhe çohemi në këmbë për të filluar rekatin e katërt.
Këndojmë suren El Fatiha, biem në ruku, bëjmë dy Sexhde dhe rrimë ulur në gjunjë dhe themi :
ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU
ES-SELAMU’ALEJKE EJJUHEN-NEBIJU
WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU
ES-SELAMU’ALEJNA WE’ALA’IBADIL-LAHIS-SALIHIN
ESH-HEDU EN LA-IL-LAHE IL-LALL-LLAH
WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN’ABDUHU WE RESULUHU
(Përshëndetjet i takojnë All-llahut, si dhe lutjet dhe fjalët e mira
Paqja qoftë mbi ty, o Lajmëtar, si dhe mëshira e All-llahut dhe begatitë e Tij
Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të All-llahut
Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është
robi dhe i dërguari i Tij)
ALL-LLAHUME SAL-LI ‘ALA MUHAMMEDIN
WE ‘ALA ALI MUHAMMED
KEMA SAL-LEJTE ‘ALA IBRAHIME WE’ ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID
ALL-LLAHUME BARIK’ALA MUHAMMEDIN WE‘ALA ALI MUHAMMED KEMA BAREKTE’ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
INNEKE HAMIDUN MEXHID
(O All-llahu im, bekoje Muhammedin
dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin
dhe familjen e tij, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar).
(O All-llahu im, begatoje Muhammedin
dhe familjen e tij, siç e begatove Ibrahimin
dhe familjen e tij, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar).
ALL-LLAHUME RABBENA ATINA FID DUNJA HASENETEN
WE FIL-AHIRETI HASENETEN WE KINA ‘ADHABEN NAR
RABBENA GFIRLI WE LI WALIDEJJE WE LIL-MU’MININE
JEWME JEKUMUL HISAB
(O All-llahu im, Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë
dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi me zjarr
Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët
ditën kur do ta japim llogarinë) - Më pas themi:
ES-SELAMU ‘ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAH (kthejmë kokën në të djathtë)
ES-SELAMU ‘ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAH(kthejmë kokën në të majtë)
- Nëse namazi është me 2 rekate keto lutje i themi në uljen e fundit në rekatin e dytë.
- E nëse namazi është me 3 rekate këto lutje i themi ne uljen e fundit ne rekatin e tretë.