El Fexhr (mekase) 30 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Për agimin!
- Për dhjetë netët!
- Për çiftin dhe për tekun!
- Për natën që udhëton!
- A nuk janë këto betime për të mençurit?!
- A e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin,
- apo me banorët e Iremit, me ndërtesa të larta?
- Si ata nuk është krijuar askush në tokë.
- Po me Themudin, të cilët gdhendën shkëmbinjtë në luginë,
- apo me Faraonin e përforcuar me ushtri?
- Këta i kaluan kufijtë me padrejtësi në tokë
- dhe në të shtuan shkatërrimin.
- Por Allahu lëshoi kundër tyre kamzhik të ashpër ndëshkimi.
- Pa dyshim, Zoti yt u rri në pritë.
- Kur Zoti e sprovon njeriun me privilegje dhe begati, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
- Por kur e sprovon duke ia pakësuar furnizimin, ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”
- Jo, nuk është ashtu! Por ju nuk përfillni jetimin,
- Nuk nxisni njëri-tjetrin për të ushqyer të varfërin,
- Ju e hani trashëgiminë me teprim dhe pa ngopje,
- dhe e doni pasurinë me një dashuri të tepruar.
- Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
- Kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt të qëndrojnë radhë-radhë!
- Ajo është dita kur do të sillet Xhehenemi. Atë ditë, njeriu ndërgjegjësohet, por atij nuk do t’i vlejë ky ndërgjegjësim?
- Ai do të thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”
- Atë ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai,
- e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai.
- O ti shpirt i bindur plotësisht!
- Kthehu te Zoti yt, i kënaqur e i pranuar!
- Hyr në turmën e adhuruesve të Mi!
- Dhe hyr në Xhenetin Tim!